Çdo krijesë është në vendin e vetë, gjërat në këtë botë janë në vend dhe në kohën e caktuar, kan pamje të caktuar, në atë mënyrë që nëse diçka ndryshohet prej tij atëherë do të shkatërrohej tërësia e tij dhe do të humbet roli i tij dhe do të shkatërrohej rendi dhe sistemi i tij. Kjo definohet si urtësi që do të thotë: Vënia e çdo gjëje në vendin e duhur. Allahu ka vendosur çdo gjë në vendin e tij, është i Gjithëdijshëm për krijesat e Tij dhe i Urtë në mbikëqyrjen e krijesave të Tij. Andaj do të paraqesim pak nga urtësia e Tij.
Allahu i ka bërë lakuriqët që të fluturojnë natën në errësirë të plotë kur dihet se shikimi i tyre është edhe ashtu i dobët por përkundër kësaj ata nuk ndeshen me mure dhe as me pengesa tjera pavarësisht se sa të mëdha dhe të shumta janë ato ? Sipas disa studimeve të bëra me një përkushtim dhe precizitet të plotë është vërtetuar se këta lakuriq lëshojnë vibrime të cilat janë të ngjashme me rrezet ultra violet dhe që u kthehen atyre në të njëjtën formë duke u ndihmuar në parandalimin dhe evitimin e çdo ndeshje eventuale që do të mund të ndodhte. Dhe kjo ka qenë hap i parë që u ka ndihmuar shkencëtarëve të e zbulojnë radarin.
Eshtrat e shpezëve janë plotësisht të ndryshëm nga eshtrat e të gjitha krijesave tjera, e që pas disa operacioneve është vërtetuar se shpezët i kanë eshtrat e lehtë dhe të zbrazët dhe kjo u mundëson atyre që të kenë peshë më të lehtë dhe të ekuilibruar me mishin e tyre për dallim nga të tjerat dhe kjo u mundëson atyre që lehtësisht të fluturojnë.
Në antarktik ka disa zogj që njihen si banxho, e që gjatë stinës së dimrit shumë të ftoftë dhe shumë të errët bëhen të bardhë dhe kjo bardhësi i forcon ata dhe u ndihmon të fluturojnë.
Shkojë peshqit në det se si u shmangën pengesave dhe trupave të ndryshëm në mënyrë që të mos vije deri te ndeshja e tyre, por si munden peshqit që të e ndjejnë rrezikun në mënyrë që të mund të u shmangën? Është vërtetuar shkencërisht përmes shumë testeve laboratorike se tek peshqit ekzistojnë disa shqisa shumë të ndjeshme të vendosura përgjatë vijave të gjata që i kanë peshqit në të dy anët e tyre. Këto shqisa u japin peshqve një ndjesi me ndryshimin e presionit të ujit nëse ndeshet me ndonjë pengesë, këtë arrijnë ta bëjnë edhe përkundër valëve të ujit dhe presionit të vazhdueshëm të tij dhe kështu që peshqit e ndërrojnë drejtimin duke iu shmangur ndeshjeve eventuale.
Pastaj shiko fenomenin e jetës dhe të vdekjes dhe urtësinë që ndodhet në to, thuhet se sikur vetëm dy miza do të lindnin në të njëjtën kohë dhe fëmijët e tyre do të vazhdonin me lindje pa u ballafaquar me fenomenin e vdekjes atëherë brenda 5 viteve do të formohej një shtresë e plotë e mizave për rreth tërë rruzullit tokësorë e që trashësia e saj do të ishte përafërsisht 5cm. E si do të ishte gjendja e tyre nëse kjo mizë nuk do të i nënshtrohej vdekjes me milion vite dhe çka do të mund të shkaktojë kjo lindje e vazhdueshme e mizave për jetën në tokë ? Thotë Allahu xh.sh:” I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur ” 67:1-4.
Pastaj shiko tek mbeturinat që dalin nga njerëzit, kafshët, gjë sendet e kalbura, fëlliqësirat, mbeturinat të cilat hidhen në natyrë, sa të rrezikshme janë ato sikur të bëhej mbledhja dhe grumbullimi i tyre ! E kush është Ai që e mundëson pastrimin e ambientit prej tyre ? Atë e mundësojnë krijesa të tjera që njihen si baktere dhe që e shndërrojnë atë në diçka tjetër duke i shkrirë dhe duke i transferuar në plehra të dobishme për ambientin. Dhe kështu që lirohet ambienti nga grumbullimi i tyre dhe nga rreziku i tyre duke u shndërruar ato në plehra dhe materie tjera të dobishme për natyrën.
Shiko krijimin e këtij njeriu dhe në tërë ato urtësi që gjendën në krijimin e tij, paramendoje sikur sytë e njeriut të ishin të vendosur në ndonjë vend tjetër si do të mund të jetonte ky njeri? Shikoje vendndodhjen e syve të njeriut dhe mundësinë për të shikuar vetëm përpara dhe se çfarë urtësie ka në të e po ashtu shiko vendndodhjen e veshëve dhe mundësin që shqisat e dëgjimit të perceptojnë nga të gjitha anët, mendo se çfarë urtësie ka në tërë këtë.
Shiko në urtësinë e krijimit të veshkave ku asnjëra prej tyre nuk ka më shumë se 3cm por që
secila prej tyre është përgjegjëse për të filtruar tërë gjakun e njeriut. E që vetëm 1/10 e kësaj do të ishte e mjaftueshme për jetën e njeriut ndërsa Allahu xh.sh ia dha dy mushkëri përafërsisht 6cm dhe që të gjitha e kryejnë funksionin e tyre por nëse vije deri tek dëmtimi i tyre dhe mbetet vetëm një sasi e vogël do të ishte e mjaftueshme për jetën e njeriut. Shiko këtë urtësi tek një njeri i cili mund të e dëmtojë ndonjërën prej veshkave atëherë veshka tjetër vjen deri tek rritja dhe zgjerimi i saj në mënyrë që të mund të e mbulojë edhe pjesën tjetër dhe shikoje se sa e vështirë bëhet jeta e njeriut nëse vije deri tek dëmtimi i këtij organi kaq të vogël në trupin e tij. Shiko se sa angazhim i duhet mjekësisë në rast se vije deri tek dëmtimi i kësaj pjese, mjekëve u duhet të përdorin mjete të ndryshme dhe disa herë brenda javës u duhet që të bëjnë pastrimin e veshkës në mënyrë që të ndihmojnë funksionimin e saj pasi që ata nuk kanë mundësi që të e kompensojnë apo të e kryejnë punën që e kryen veshka. I lartësuar qoftë Allahu xh.sh që thotë se:’’ Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar ‘’54:49.
Përktheu: Artan Musliu
EDITOR
12 years ago
previous article
Si të shtoni diçitura në fotot tuaja
next article
Ja si t’i mbroni kockat…
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
10 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
10 hours ago