Nga: Imam Hasan El-BenaAllahu xh.sh e mëshiroftë
O Vëlla, mos jeto pa ndonjë qëllim sepse Allahu xh.sh nuk të krijoj kot e as që të lejon të jetosh kot.
O Vëlla, le të jetë Allahu xh.sh qëllimi yt dhe dëgjoje fjalën e Allahut xh.sh që thotë se:’’ Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët ‘’ 51:50.
O Vëlla, më të vërtetë në këtë botë më së shumti shqetësohesh për dy gjëra: Rrizëkun dhe Vdekjen. Askush nuk ka sundim mbi këto dyja përveç Allahut xh.sh, andaj mos të bëhet kujdesi ndaj tyre shkak për të mos punuar për të vërteten.
O Vëlla, me të vërtetë popujt ngritën mbi sakrifica ndërsa thirrjet ( daveti ) mbi përkushtime andaj nëse jeton për popullin tënd duhet të sakrifikohesh e nëse beson në thirrjen tënde atëherë duhet të i përkushtohesh.
O Vëlla, mos e thuaj atë që nuk e vepron, dhe mos vepro që njerëzit te të llogarisin si të zellshëm por le të jetë qëllimi yt që Allahu xh.sh të e shoh sinqeritetin tënd sepse njerëzit nuk mund te të ndihmojnë asgjë para Allahut xh.sh.
O Vëlla, askush nuk ka mundësi që te të shoqërojë përtej kësaj bote përveç një gjëje do te të bëjë dobi në këtë botë dhe do të jetë shoqëruesi yt në botën tjetër, ajo gjë është vepra e mirë andaj përkujdesu që të jetë shoqëruesi yt në çdo gjendje dhe në çdo kohë dhe përkujtoje fjalën e Allahut xh.sh :’’ (Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni ‘’ 23:51.
O Vëlla, zemra është pjesa jote të cilën e shikon Allahu xh.sh andaj ke kujdes që të mos e përlyesh me armiqësi sepse ajo është pengesë për këtë botë dhe dënim për botën tjetër. Thotë Allahu xh.sh:’’ Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë ‘’ 26:88-89.
O Vëlla, përpiqu që të jesh i bindur në mendimet tuaja, të kesh besimin që do nënshtroje shpresat dhe veprat tuaja dhe dëgjoje fjalën e Allahut xh.sh:’’ O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit ‘’ 9:119.
O Vëlla, unë jam i bindur se ti punon për qëllimin tënd, për ta përmbushur atë dhe për të kryer obligimin tënd atëherë nëse nuk mund ta arrish të parën së paku mos e humb edhe të dytën dhe dëgjoje fjalën e Allahut xh.sh:’’ Dhe kur një grup prej tyre thanë: “Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?” Thanë (këshilluesit): “Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t’u largohen gabimeve ” 7: 164.
O Vëlla, me doemos do të vdesim andaj bëje që vdekjen ta kesh në rrugën e Allahut xh.sh, duke u flijuar për të vërtetën sepse kjo është burimi i përjetësisë. Ditën kur ti vdes si dëshmorë ti do jesh fitues i nderit, shpërblimit, përjetësisë dhe jetës përderisa nuk do të humbësh asgjë, thotë Allahu xh.sh: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre” 3:169.
Përktheu: Artan Musliu