Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e dytë mujore për vajza e gra.
Si ligjëratë e dytë e cila u trajtua nga teologeja e mirënjohur Esma Sherifi Kurti ishte “Asja e ditëve të sotme”.
Fillimisht u lexuan disa ajete nga Kurani Famëlartë, e më pas vijoi ligjërata e lartëpërmendur.
Besimi i palëkundur në Allahun, qëndrimi i Asjës përballë bashkëshortit të saj mizorë, heqja dorë nga të gjitha të mirat e kësaj bote vetëm për të fituar Xhennetin, ishin pikat kryesore në të cilat teologeja u fokusua dhe ua përcjelli të pranishmeve.
Në pjesën e fundit të pranishmet kishin mundësi të parashtronin pyetje.
Shkup, 20 nëntor 2023