Qeveria e Britanisë së Madhe ka themeluar një ekip pune për të promovuar Londrën si qendër për transaksionet financiare islame.
Ekipi i parë angleze për financa islame do të drejtohet nga Ministria e ekonomisë dhe financave, si dhe nga Ministria e punëve të jashtme. Ekipi do të mbështetet nga ekspertët e sektorit bankar dhe Sekretariatit për financa islam të Britaniasë së Madhe.
“Ne presim që tregu global për shërbimet e financiave islame të përjetoj rritje të ndjeshme në vitet e ardhshme për çka do të punojmë më shumë në promovimin e sektorit financiar”, tha Baronesa Warsi nga Ministria e punëve të jashtme.
“Ekszitojnë mundësi të mëdha që Britania e Madhe të tërheq investime sepse kërkesa për financa islame është duke u rritur nga investitorët privatë dhe fondet publike.”
Eksperti për financa islame, Amir Ahmed, nga „Pinsent Masons“, thotë se shpallja e formimit të ekipit të punës në Britani të Madhe thekson rritjen e rëndësisë së financave Islame në të gjitha qendrat e mëdha financiare.
“Londra është zhvilluar në një qendër të madhe botërore financiare. Financat Islame janë rritur dukshëm gjatë dy dekadave të fundit dhe tani është një pjesë themelore e tregjeve financiare ndërkombëtare.Vendimi i Ministrisë së ekonomisë dhe financave thekson rritjen e rëndësisë së financave Islame dhe dëshirën e Londrës që kapitali edhe më tej të rrjedh përmes Londrës”.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave theksoi se Britania e Madhe është qendër joislame për financa islame, e cila ende nuk ka arritur kulmin e saj. Duke marrë parasysh të dhënat e Reuters, se berza e Londrës ka lëshuar sukuk – bono islamike me vlerë prej më shumë se 34 miliardë dollarë amerikanë. Por, Londra ende kërcënohet nga konkurrenca e qyteteve, prej nga vijnë financat islame. Ekipi i punës është shembulli më i mirë i ambicieve që Londra të bëhet qendër financiare, e cila pastaj do të tërhiqte më shumë investime edhe në degët tjera industriale./igj/