Forumi Rinor Islam realizoi me sukses takimet e radhës me bursistët në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës.

Në Shkup dhe Tetovë, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjëratën e mbajtur nga Sumeja Peza me temë “Guximi për të qenë ndryshe, të rinjtë dhe identiteti i tyre në Islam”. Në këto takime u diskutua për sfidat që të rinjtë hasin në ruajtjen e identitetit islam dhe rëndësinë e të pasurit guxim për të jetuar sipas vlerave të tyre në një botë gjithnjë e më sfiduese. Në takimin e mbajtur në Tetovë morën pjesë edhe bursistët nga qyteti i Gostivarit.

Ndërkohë, në Kumanovë, ligjëruesja Kujtesa Xheladini ligjëroi me temën “Të jetosh me kuptim”, takimi u zhvillua në formë prezantimi, duke u fokusuar jo vetëm te ligjërata, por edhe te interaktiviteti dhe nxitja e bursistëve për të dhënë mendimet e tyre mbi tema të caktuara.
Programi i bursave vazhdon të jetë një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe shpirtëror të të rinjve.

26 prill, 2025