Në një atmosferë të ngrohtë dhe të frytshme, u mbajt takimi me bursistët edhe në qytetin e Kërçovës, me temë “Islami, nevojë e civilizimit modern”, me ligjërues Mr. Xhabir Emini, i cili përçoi mesazhe të rëndësishme mbi rolin dhe rëndësinë e Islamit në shoqërinë bashkëkohore.
Gjatë ligjëratës, z. Emini theksoi vlerat universale që Islami sjell për përparimin moral, etik dhe social të njerëzimit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në kontributin që mund të japin të rinjtë në përhapjen e këtyre vlerave në realitetin tonë të përditshëm.

Kërçovë, 3 maj 2025