Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë më 13 prill do të jetë i hapur për të gjithë maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për aktivitetin “Dita e Hapur”. Ky universitet është i pari, i cili ka bërë organizimin e këtij aktiviteti jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional.
Qëllimi i Ditës të Hapurështë që t’i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë e studimit, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim,  infrastruktura e fakulteteve, teknologjinë informatike, etj.
Gjatë kësaj dite do të njoftohen edhe detajet për datat e testimit për bursa. Për vitin e ri akademik 2012/2013, universiteti ka siguruar një numër të madh të bursave  për studentët e rinj. Pjesë tjetër e ndihmës financiare është edhe programi “Punë dhe studime”, ku ashtu si vitet tjera edhe këtë vit akademik, do të përfitojnë rreth 100 studentë