Këshilla ime për njerëzit që janë në të njëjtën situatë si unë është të luftojnë deri në fund, të jenë mirënjohës ndaj Zotit dhe të luten shumë.

Të dielën, komplet stadiumi i Barcelonës ‘Camp Nou’ u ngrit në këmbë dhe duartrokiti. Duartrokitjet nuk ishin për Fabregasin e shkëlqyer, i cili shënoi het-trik, e as për shënuesin e dyfishtë Alexis Sanchez. Duartrokitjet ishin për Erik Abidalin.

Abidal, pasi dy herë mposhti sëmundjen e rëndë, iu kthye fushës së gjelbër. Ai hyri në lojë në vend të Gerard Piques, ndërsa i tërë Nou Camp u ngrit për të përshëndetur heroin.
“Këshilla ime për njerëzit që janë në të njëjtën situatë si unë është të luftojnë deri në fund, të jenë mirënjohës ndaj Zotit dhe të luten shumë. Këtë e kam bërë, e bëj edhe sot”, tha Abidal pas përfundimit të ndeshjes.

“Jam i lumtur që nuk pranuam gol derisa unë isha në lojë. Kam gabuar në disa pasime, por mendoj se kjo është normale duke pasur parasysh kohën që nuk kam luajtur. “/igj/