Qeveria franceze, nëpërmjet Ambasadës franceze dhe Institutit francez në Shkup ndanë bursa për studime pasdiplomike në Francë. Konkursi është i hapur deri më 30 prill të këtij viti. Çdo vit Qeveria franceze ndanë një numër të caktuar të bursave për studentët e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë u mundëson të përfundojnë një pjesë nga arsimi sipëror i tyre në ndonjë nga universitet franceze prestigjioze apo shkollat elite.
Sistemi francez i arsimit sipëror karakterizohet me shumëllojshmërinë e madhe në lidhje me diplomat e ndryshme, programet dhe fushat e studimit. Bursa i mbulon shpenzimet për taksat shkollore, për sigurimin shëndetësor të studentëve, si dhe shpenzimet e përditshme të jetesës.
Bursistët shfrytëzojnë edhe beneficone të tjera dhe kanë përparësi gjatë vendosjes në konvikt. Departamenti francez i specializuar për arsim sipëror Kampus Frans, i cili funksion në suaza të Institutit francez në Shkup, disponon me të gjitha informacionet rreth programeve për bursa, programet e studimit të universiteteve, si dhe me informacione praktike rreth jetës studentore në Francë.
previous article
Abidal: Luftoni, jini mirënjohës ndaj Zotit dhe lutuni
next article
Nga Kolosët e kësaj Feje – Ali Tantavi
you might also like
5 days ago
6 days ago