Është vetëm 17 vjeç, por mund të flasë rrjedhshëm plot 23 gjuhë. Bëhet fjalë për Timothi Doner, një djalosh nga Nju Jorku i bërë i famshëm me aftësitë e tij si poliglot në disa video të publikuara në “YouTube”.
Mes gjuhëve që adoleshenti amerikan është në gjendje të flasë, janë: italisht, frëngjisht, latinisht, greqishtja e vjetër, kinezja mandarine, gjermanisht, turqisht, arabisht, hebraisht, japonisht, hindu, holandisht, rusisht, pashtu, persisht, indonezisht etj.
Disa prej këtyre gjuhëve Timi i ka mësuar në shkollë, ndërsa për të tjerat burimi ka qenë interneti. Gjithashtu, 17-vjeçari mëson edhe nga shokët në vende të ndryshme të botës, me të cilët komunikon përmes “Skype”-it. Edhe në Nju Jork, ku jeton me familjen, ka mundësi të shumta të komunikojë me njerëz në gjuhë të ndryshme.
Gjithçka nisi në 2009-ën, kur Timi po studionte për “bar mitzvah”, ritin hebraik që shënon arritjen e moshës madhore, e për të cilin atij iu desh të mësonte hebraishten. Më pas vijoi me arabishten dhe arriti të lexojë saktë pas vetëm shtatë ditësh. Me kalimin e kohësh erdhën edhe gjuhët e tjera, që e bëjnë Timothin – nxënës në shkollën “Dalton” – pjesë të grupit të hiperpoliglotëve. Këtu futen ata njerëz që flasin rrjedhshëm të paktën gjashtë gjuhë, ndërsa ai flet plot 23.
Shkencëtarët ende po përpiqen të shpjegojnë fenomenin e hiperpoliglotëve. Një teori, e publikuar para disa kohësh në “Cerebral Cortex”, thekson se aftësitë gjuhësore të një njeriu lidhen me hemisferën e majtë të trurit, përgjegjëse për përthithjen e tingujve.
/Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Kaka drejt Fenerbahçes
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago