Në ambientet e Forumit Rinor Islam – Shkup, u realizua takimi i tretë i projektit “Eureka”, me temën “Si të ndërtojmë një imazh pozitiv për veten?”, nën udhëheqjen e trajnueses Zubejda Murtezi Fazliu.

Të njohësh veten, të vlerësosh cilësitë e tua dhe të besosh në potencialin tënd janë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit personal.Përmes diskutimeve të hapura dhe aktiviteteve praktike, të rinjtë reflektuan mbi pikat e tyre të forta, rëndësinë e vetëbesimit dhe mënyrat se si mund të ndërtojnë një marrëdhënie më pozitive me veten dhe me të tjerët.

Takimi u karakterizua nga bashkëpunimi, energjia pozitive dhe shkëmbimi i ideve, duke u shndërruar në një përvojë të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Në fund, pjesëmarrësit u angazhuan në një aktivitet interaktiv dhe dinamik, që e bëri përvojën edhe më të veçantë.

Projekti “Eureka” synon të nxisë te të rinjtë vetëbesimin, njohjen e vetvetes dhe ndërtimin e një imazhi pozitiv për veten.

Shkup, 24 tetor 2026