Këngëtari britanik me prejardhje nga Azerbejxhani, Sami Jusuf vizitoi një kamp të refugjatëve sirian në Jordani, ku ai u takua me fëmijët e vegjël. Gjatë vizitës së tij në kampin Zaatari, ai i ftoi fëmijët të kenë durim, dhe u tha se gjendja e tyre është një përvojë e hidhur dhe e pabesueshme për të tjerët.
Këngëtari i cili është edhe autor i dhjetëra këngëve me motive fetare islame, i porositi fëmijët e kampit që të mos humbin besimin.”Kjo është një përvojë e hidhur për ju dhe familjet tuaja, por ju lutem mos e humbni besimin, pasi së shpejti do të ktheheni në shtëpi. Kështu që qëndroni të fortë dhe kujdesuni për vetveten, sepse ju jeni e ardhmja e Sirisë,” citoi Jusuf në një një deklaratë.
Sami Jusuf ka lindur në Teheran, por u shpërngul me familjen e tij në Londër që në moshën 3 vjeçare. Ai u shpall si njëri ndër 500 personat më me ndikim në botën Islame nga Revista Times. Në një intervistë të bërë nga kjo revistë, Jusuf u pyet nëse është sunit apo shiit, ndësa ky u përgjigj “Unë jam musliman”. Këngët e tij janë në gjuhën angleze dhe atë arabe, ndërsa arabishtja e rrjedhshme e ka bërë atë të njohur në Lindjen e Mesme./mesazhi/
EDITOR
12 years ago
previous article
Lamtumirë password, tani mjafton ta mendosh
next article
KSHZ i dha fund zgjedhjeve lokale 2013
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago