Në Ankara u festua ditëlindja e më të Dashurit.
Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) organizoi një program me rastin Javës Festive të Ditëlindjes së Shenjtë.
Në kremtimin e lindjes së shenjtë morën pjesë edhe liderët politikë.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) Kemal Këllëçdarollu dhe Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së programit Java e Lindjes së Shenjtë me temë “Hazreti Pejgamber dhe Nderi i Njeriut”.
Nata përkujtimore filloi me këndimin e Kuranit të Madhëruar.
Ilahitë e interpretuara nga Kori i Muzikës Mistike të Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet) i bashkoi të gjithë në frymën e Profetit Muhamed.
Mesazhin më të rëndësishëm të natës festive e dha me lutjen e tij i riu që bëri salavat.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan fjalën e hapjes së aktiviteteve që organizohen në kuadër të Javës së Lindjes së Shenjtë, e nisi duke lexuar Surenë Kevser.
Sureja Kevser e kundërshton në mënyrë të prerë racizmin, vuri në dukje Erdoan dhe shtoi se Sureja Kevser përbën një paralajmërim absolut të Allahut ndaj atyre që pretendojnë për raca superiore, ndaj atyre që e shesin veten për aristokratë dhe që e shikojnë veten mbi të tjerët.
Kurse Kryetari i Partisë Popullore Republikane, Kemal Këllëçdarollu në fjalën e tij përshëndetëse nxori në pah drejtësinë e profetit.
Ai theksoi se Profeti Muahmmed drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehu bindjen se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon drejtësia.
Ndërsa Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli në fjalën që mbajti në këtë mbrëmje solemne tregoi si shembull jetën e Profetit Muhamed dhe bëri thirrje për unitet dhe solidaritet.
Anashkalimi i strukturës së miletit që kishte krijuar Profeti Muhamed ndërsa respektone nderin e njeriut është e barasvlershme me mohimin e logjikës, nënvizoi Bahçeli.
“Duhet të ndalemi edhe një herë në thëniet shpirtërore të Profetit Muhamed në lidhje me unitetin, vëllazërinë dhe përqafimin dhe duhet të kemi unitet në thënie e deklarata,” shtoi ai.
Kurse Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), Mehmet Gërmez duke tërhequr vëmendjen se në botën e sotme kanë filluar të shtohen dhuna, terrori, diskriminimi, racizmi, separatizmi dhe krimet e urrejtjes tha: “Në Siri, Birmani dhe në Afrikë, krenaria dhe nderi i njeriut vazhdon të nëpërkëmbet. Kjo është një çështje që duhet të hetohet”.
Në fund të programit Kryetari i Diyanetit turk, Mehmet Gërmez i ftoi liderët mysafirë në podium dhe iu dhuroi atyre nga një trëndafil. /trt/