Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, INSTITUTI LIBERTA – Qendra për Hulumtime Politike dhe Ekonomike e bëri simulimin e votave të fituara për listat e këshilltarve dhe e projektoi numrin e deputetëve për zgjedhje parlamentare, sipas formulës D’Hondt.
Sipas analizës dhe sipas votave të fituara, po të kishin qenë këto zgjedhje parlamentare, kështu do të dukej përbërja e Parlamentit: VMRO-DPMNE 53 deputetë (51+2 nga lista e përbashkët me LSDM-në për Kërçovën dhe Strugën), LSDM 37 (ose 35 + 2 nga lista e përbashkët me VMRO-DPMNE për Kërçovën dhe Strugën), BDI 18, PDSH 9, RDK 2.
Për t’i parë lëvizjet e votave sipas njësive zgjedhore, analiza i përpunon votat në të gjitha 2976 vendvotime, të ndara sipas 6 njësive zgjedhore dhe i jep rezultatet për secilën njësi zgjedhore:
Njësiа Zgjedhore 1:
Sipas rezultateve nga vendovotimet e Njësisë Zgjedhore 1, në qoftë se votat transferohen në mandate deputetësh, ky do të ishte rezultati: VMRO-DPMNE 9 deputetë, LSDM 7, BDI 2, PDSH 1, dhe SNS (Partia Progresive Sërbe) 1 deputet. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011, VMRO-DPMNE mbetet me të njëjtin numër të deputetve, ndërsa LSDM humb një deputet ndaj SNS-së. Nuk ka ndryshime në gjendjen e BDI-së dhe PDSH-së.
Njësia Zgjedhore 2:
Sipas rezultateve nga vendovotimet e Njësisë Zgjedhore 2, në qoftë se votat transferohen në mandate deputetësh, ky do të ishte rezultati: VMRO-DPMNE 9 deputetë, LSDM 5, BDI 4, PDSH 2. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011, DPMNE mbetet me numrin e njejtë të deputetëve, LSDM-ja humb 2 deputetë (nga 7 në 5), ndërsa BDI dhe PDSH marin nga një deputet më tepër, që do të thotë se BDI nga kjo njësi do kishte 4 dhe PDSH-ja 2 deputetë.
Njësia Zgjedhore 3:
Sipas rezultateve nga vendovotimet e Njësisë Zgjedhore 3, pasqyrimi në mandate të deputetëve e jep këtë rezultat: VMRO-DPMNE 12 deputetë, LSDM 8. Në krahasim me Zgjedhjet 2011 – VMRO-DPMNE edhe LSDM do ta kishin ruajtur numrin e njëjtë të deputetëve në Kuvend.
Njësia Zgjedhore 4
Sipas rezultateve nga vendovotimet e Njësisë Zgjedhore 4, në qoftë se votat transferohen në mandate deputetësh, VMRO-DPMNE do të kishte 11 deputetë dhe LSDM 9, që do të thotë se dy partitë do të kishin fituar po aq deputetë në Kuvend, si edhe tani.
Njësia Zgjedhore 5
Sipas rezultateve nga vendovotimet e Njësisë Zgjedhore 5 (pa Strugën dhe Kërçovën, ku VMRO-DPMNE dhe LSDM kishin listë të përbashkët) pasqyrimi në mandate të deputetëve e jep këtë rezultat: VMRO-DPMNE 7 deputetë, LSDM 5, BDI 3 dhe PDSH 1 deputet. Lista e përbashkët e VMRO-DPMNE dhe LSDM-së për Strugën dhe Kërçovën që i takojnë njësisë zgjedhore 5, si listë e veçantë sipas votavë të fituara, sjell 4 deputetë. Në qoftë se këta deputetë ndahen në mënyrë të barabartë mes VMRO-DPMNE dhe LSDM-së – VMRO-DPMNE do të kishte 9 deputetë, ndërsa LSDM-ja 7. Në krahasim me vitin 2011, DPMNE e fiton numrin e njëjtë të deputetëve, kurse LSDM-ja humb 1 deputet që shkon në konto të BDI-së, si rezultat i koalicionit me partinë PEI të Fijat Canoskit në Strugë.
Njësia Zgjedhore 6:
Sipas rezultateve të vendvotimeve që gravitojnë në njësinë zgjedhore 6, pasqyrimi në mandate të deputetëve e jep këtë rezultat: VMRO-DPMNE 3 deputetë, LSDM 1, BDI 9, PDSH 5 dhe RDK 2 deputetë. Në krahasim me vitin 2011, VMRO-DPMNE, PDSH dhe RDK fitojnë numër të barabartë të deputetëve, LSDM-ja humb një, kurse BDI-ja fiton një deputet më tepër, shkruan Shqipmedia.
PËRFUNDIMET:
Sipas analizës së rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe projektimit të tyre në mandate deputetësh, mund të përfundojmë që VMRO-DPMNE mbetet me numër të barabartë të deputetëve (pa 3 të zgjedhurit e diasporës), LSDM nga 41 ulet në 37 deputetë, BDI-ja fiton 3 deputetë më shumë (nga 15 në 18), ndërsa PDSH-ja me 1 deputet më shumë ngritet prej 8 në 9 deputetë.
Stevçe Jakimovski me votat për Kryetar të Karposhit, partisë serbe SNS i sjell 1 deputet në njësinë zgjedhore
1.LSDM-ja humb 4 deputetë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011 – në njësitë zgjedhore 1, 2, 5, dhe 6.
BDI-ja fiton 3 deputetë më shumë – në njësitë zgjedhore 2, 5 dhe 6, që të gjitha nga humbja e LSDM-së.
PDSH-ja fiton 1 deputet plus – në njësinë zgjedhore 2, gjithashtu nga kontoja e LSDM-së.
Sipas këtij simulimi, partitë politike shqiptare në Parlament do kishin 29 deputetë, në krahasim me vitin 2011 kur u zgjodhën 25. /albeu.com/