Ministria saudite e haxhit ka përgatitur një strategji 25-vjeçare për përmirësimin dhe modernizimin e kushteve për kryerjen e haxhit

Haxhi është pelegrinazh gjatë të cilit muslimanët nga pjesë të ndryshme të botës mblidhen në Mekë. Nga viti në vit numri i haxhinjëve është në rritje.

Ministri pë haxh, dr. Bender Hajjar, tha se përgatitja për planifikimin e strategjisë 25-vjeçare për përmirësimin e kushteve të haxhinjëve ka përfunduar. Me përdorimin e teknologjisë moderne, çdo haxhi do të jetë nën mbikqyrje, nga momenti që kalon kufirin e Arabisë Saudite, deri në momentin e largimit nga vendi, tha Hajjar.

Gjobat do të jenë të rënda në rast se individët të cilët si punëtorë të paligjshëm banojnë në Arabinë Saudite do të përpiqen të kryejnë haxhin pa leje të nevojshme. Këta individë do të marrin një dënim prej 10 vjet ndalimi për të hyrë në vend. Hajjar gjithashtu tha se haxhinjtë vendas që e kryen haxhin pa leje të nevojshme i pengojnë haxhinjtë e huaj ta kryerjenë haxhin.

Në kuadër të strategjisë planifikohet edhe kontrollimi i automjeteve që hyjnë apo dalin nga qyteti në kohën derisa zgjatjë haxhi. Kontrolli do të kryhet duke përdorur teknologjinë moderne.

Sipas ministrit Hajjar, për çdo muaj në Mekë vijnë 400 mijë muslimanë, me synim të kryerjes së umres. Ai pret që ky numër, në muajin e Ramazanit, të rritet në 800 mijë. Për ndryshim nga haxhi, i cili kryhet vetëm në në kohë të caktuara të vitit, umra mund të kryhet gjatë gjithë vitit./igj/