Bursat për studim në universitetet më me renome dhe shkollat e specializuara nga fusha e arteve fine në vendet e huaja dhe përfundimi pa pagesë i arsimit të mesëm në vend janë masat e reja qeveritare për formim kualitativ të arsimimit të qytetarëve.
Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot në konferencën për shtyp informoi se qeveria në seancën e fundit mori vendim që t’ju japë bursa studentëve të cilët do të regjistrohen në një nga univerzitetet ndërkombëtare botërore më me renome ose shkolla të specializuara për film, muzikë dhe art figurativ. Bursa sqaroi, do të jetë e plotë dhe do t’i përfshijë të gjitha harxhimet për participimin e studimit dhe për jetesën e studentit.
“Studentët të cilët do ta marrin këtë bursë do të kenë obligim pas kryerjes së studimeve të tyre të punojnë në Republikën e Maqedonisë në periudhë kohore e cila është dy herë më shumë në krahasim me kohën që ato e kanë kaluar për studime dhe kryerjen e arsimit të tyre në universitetet e renomuara ndërkombëtare ose shkollë të specializuar për të cilën kanë marrë bursa nga qeveria”, tha Gjorgjiev.
Javën e ardhshme ministri i Arsimit dhe Shkencës duhet ta shpallë listën konkrete të universiteteve me renome ndërkombëtare dhe shkollave të specializuara për të cilat do të vlejë kjo bursë, si dhe kriteret më të ngushta dhe procedurat për aplikim për marrjen e bursës nga ana e studentëve.
Pas publikimit të listës do të shpallet edhe lajmërim për aplikim për bursa.
Qeveria, shtoi zëdhënësi, mori vendim që nga viti i ardhshëm shkollor 2013/2014 të jetë pa pagesë përfundimi i arsimit të mesëm për personat të cilët nuk e kanë mbaruar.
Kjo vlen për personat të cilët e kanë kryer vitin e tretë dhe dëshirojnë ta kryejnë edhe vitin e katërt, por edhe për ata të cilët nuk e kanë shkollën e mesme.
EDITOR
12 years ago
previous article
Strategji 25 vjeçare për përmirësimin e kushteve të haxhinjëve
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
7 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
7 hours ago