Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili është për një vizitë dy-ditore në Bosnje dhe Hercegovinë, mbajti dje një ligjëratë para studentëve në Universitetin e Sarajevës
Tema e ligjeratë ishte Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe bota islame në shekullin 21. Në fillim të fjalës së tij, Ihsaanoglu shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Sarajevë, siç tha “Jeruzalemi i Ballkanit, ku xhamitë, kishat dhe sinagogat gjenden në të njëjtin vend.”
Ai theksoi se Evropa “nuk është nikoqire, por shtëpi e Islamit.”
“Islami është feja e dytë në Evropë, pas Krishterimit”, tha Ihsanoglu, dhe shtoi: “Nuk do të ndodhnin renesansat evropiane pa kontributin e dijetarëve islamë, ose më mirë të themi, Evropa nuk do të kishte përjetuar renesansa, po të mos përktheheshin veprat e dijetarëve islamë në gjuhët e tjera”
Islami nuk është i huaj në Evropë, tha Ihsanoglu, duke shtuar se Islam ka në të gjitha vendet evropiane në forma të ndryshme dhe se në tokën evropiane është i pranishëm për tetë shekuj. Ai kujtoi se në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kishte hebrenj derisa nuk erdhi Perandoria Osmane.
“Ju nuk mund të gjeni askund në Evropë, kishë apo xhami nga shekulli 16, as në Londër apo në Madrid, vetëmse në Sarajevë dhe në Stamboll”, tha Ihsanoglu.
Duke iu përgjigjur pyetjejes në lidhje me situatën aktuale në Siri, Sekretari i Përgjithshëm i OKI-së tha se tashmë është dëshmuar se kriza siriane është një nga më të mëdhatë në vitet e fundit, sepse të gjithë e nënvlerësuan potencialin dhe fuqinë e regjimit sirian.
“Të gjithë ishin nën iluzionin se ajo që ndodhi në Tunizi dhe Egjipt të ndodhë edhe në Siri. Disa kanë besuar se ajo çfarë i ka ndodhur Gadafit do të ndodhë edhe në Siri. Por, duhet të kemi parasysh edhe pozitën e Sirisë dhe marrëdhënien me interlokatorët tjerë. Ne, si OKI, jemi të përfshirë në të. Unë i kam dërguar një mesazh Bashar al-Asadit t’i përgjigjet popullit për ndryshime demokratike, përgjigja e tij ishte: “Po, ju keni të drejtë, ne do ta bëjmë atë”. Por, ai nuk e bëri. Ekziston një konsensus ndërkombëtar për atë çfarë nuk duhet bërë në Siri, por nuk ka konsensus internacional çfarë duhet bërë në Siri”, tha Ihsanoglu, duke shtuar se ata duhet të kërkojnë një zgjidhje paqësore, për shkak se një zgjidhje ushtarake do të thotë më shumë, vrasje gjakderdhje dhe shkatërrim./IGJ/