Nga data 15 Maj 2013 deri më datë 17 Maj 2013 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë do të mbahet hallall panairi dhe forumi SAHAF.
Në këtë panair pritet të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve nga Hallall industria e rajonit, si dhe shumë kompani të mëdha botërore. Qëllimi i këtij panairi është promovimi i produkteve dhe shërbimeve hallall në rajon, si dhe krijimin e bashkëpunimit në industrinë hallall në tregjet ndërkombëtare.
Deri më tani kanë shfaqur interes disa vende, veçanërisht ato ku konsumohen prodhimet hallall si Lindja e Afërt, Malezija, Gruzija, Kazahstani e tjera.
Të gjitha kompanitë e interesuara nga Maqedonia duhet të plotësojnë formularin që e ofron Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore.
Afati i fundit për aplikim është 06 Maj 2013. /Portalb
previous article
Ihsanoglu: Evropa nuk është nikoqire, por shtëpi e Islamit
next article
Tradhëtia e Intelektualëve
you might also like
1 year ago
1 year ago
1 year ago