Një pikë mjalti kishte rënë në tokë dhe një milingonë kishte shkuar aty pranë për ta shijuar mjaltin.
Pas shijimi të saj, deshi që të kthehej por siç duket mjalti e kishte magjepsur saqë u kthye që të merrte përsëri nga mjalti. Dhe përsëri dëshiron që të largohet por siç duket mjalti aq shumë e tërheq saqë nuk mjaftohet më vetëm me shijim e saj nga lartë andaj edhe vendos që të futet në brendinë e saj në mënyrë që të kënaqët sa më shumë dhe të e shijojë këtë mjaltë së më shumë.
Milingona hyri në këtë pikë të mjaltit dhe fillojë që të e shijojë kënaqësinë e mjaltit dhe kështu po kënaqej derisa vendosi që të dal prej aty dhe të vazhdonte rrugën e saj, por nuk mund të dilte sepse duar edhe këmbët i ishin ngjitur ? Ajo tashmë ishte ngjitur për toke dhe nuk mund të dilte edhe përkundër përpjekjeve të saja të shumta që i bënte. Mbeti aty derisa i erdhi vdekja andaj ajo pikë mjalti dhe ajo pangopësi e saj u bënë shkaktar për vdekjen e saj.
Sikur të mjaftohej me shijimin e mjaltit nga jashtë sigurisht që do të shpëtonte por ja që mjalti me gjithë ëmbëlsinë që ka u kthye në një hidhësi për milingonën e vockël.
Pas që e lexove këtë tregim, që pavarësisht në është apo jo i vërtetë, eja që të e shikojmë gjendjen tonë në këtë botë.
Kjo botë është tamam si ajo pikë e mjaltit që çdo kush prej nesh me doemos do të shijojë prej saj por ata që do të jenë vigjilentë dhe do të mjaftohen vetëm me shijimin e saj nga jashtë ata pikërisht do të jenë të shpëtuarit prej nesh ndërsa ata që janë të pakujdesshëm dhe në përpjekje që të marrin sa më shumë nga mjalti i kësaj bote pikërisht ata do të jenë të humburit sepse ata do të zhyten dhe do të fundosen në pafundësinë e kësaj bote. Kjo ndodhë për shkak se përfitimi i tyre nga kjo botë shndërrohet në mishërim dhe kjo kalon në pangopësi dhe grykësi e pafundme e njeriut.
Apo këtë mund të e krahasojmë me disa mëkate që fillimisht duken të ëmbla për njeriun saqë në fillim i pëlqen kjo gjendje dhe vazhdon me zhytjen në to derisa kur vendos të tërhiqet e ka të pamundur ngase do të jetë shumë vonë sepse bukuritë e përkohshme të kësaj bote do të i magjepsin. Andaj do të vije fundi i tyre duke i zënë në një pakujdesi të plotë nga adhurimi ndaj Allahut xh.sh dhe nga veprat e mire, kështu që mjalti dhe ëmbëlsia e kësaj bote do të shndërrohet në një hidhësi të përhershme në botën tjetër dhe dëshira e vetme e njeriut do të jetë kthimi i tij në këtë botë dhe të mjaftuarit e tij me shijimin e mjaltit vetëm nga jashtë duke mos u afruar afër nga frika e fundosjes në të.
Për këtë na e ka tërhequr vëmendjen edhe i Dërguari ynë s.a.v.s që të kemi kujdes nga kënaqësitë e kësaj bote, e po ashtu edhe Allahu xh.sh na e tërheq vëmendjen që të kemi kujdes nga kënaqësitë e kësaj bote, nga epshet dhe egot tona. Thotë Allahu xh.sh : “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues” 57: 20.
Nga: Artan Musliu