Barcelona nuk ka mundur të fitojë kurrë në fushën e Bajernit në një kompeticion zyrtar dhe bilanci i tre transfertave në Mynih është prej dy barazimesh e një humbje.
Në vitin 2009, pavarësisht një fitore të bujshme 4:0 (dy gola Messi, Eto’o, Henry) në “Camp Nou”, në një ndeshje me eleminim direkt të Ligës së Kampioneve, katalanasit barazuan në “Allianz Arena”.
Fitorja në këtë ballafaqim është edhe fitorja e vetme e Barçës në historinë e përballjeve mes dy klubeve, pasi në dy rastet e tjera Bajerni kishte arritur të fitonte në transfertë.
Për herë të parë, të dy klubet u përballën midis tyre në gjysmëfinalet e Kupës UEFA në vitin 1996. Në ndeshjen e vajtjes, në “Olympiastadion” të Mynihut, Barça arriti një barazim 2:2, pas golave të Witeczek e Scholl për vendasit dhe Garcia e Hagi për spanjollët.
Pavarësisht shpresave që ngjalli ky barazim me gola jashtë, në “Camp Nou”, Barcelona u nënshtrua me reazultatin 1:2, pas golave të Witeczek dhe Markus Babbel. Për Barçën realizoi vetëm Ivan dela Penja.
Të dy klubet u vendosën kundër edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve 1998-99. Bajerni fitoi në Mynih 1:0, me gol të Effenberg dhe përsëriti një fitore 1:2 në “Camp Nou”, me gola të Zickler e Salihamidzic, ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e realizoi braziliani Giovanni.