Çellsi është fitues në garën për Radamel Falkaon, pasi që pronari i ‘bluve’, Roman Abramoviç ka dhënë dritë jeshile që të plotësohen edhe kërkesat personale të sulmuesit nga Kolumbia.
Mediat angleze raportojnë se skuadra londineze do të paguajë 55 milion euro në konton e Atletiko Madridit si dëmshpërblim, ndërsa Falkao do të përfitojë 234 mijë euro, si pagë javore gjatë qëndrimit të tij në ‘Stemford Brixh’.
Ndërkohë Çellsi është i gatshëm që të ofrojë Fernando Torresin si pjesë e marrëveshjes, ndërsa skuadra spanjolle më shumë insisiton për angazhimin e plotë të portierit Kurtua, i cili është i huazuar pikërisht nga Çellsi. Marrveshja finale pritet të zyrtarizohet në muajin maj, para fillimit të merkatos verore.