Dallimet klasore në Maqedoni dita ditës bëhen më të mëdha. Derisa një numër i vogël i pasanikëve në kohë krize janë bërë ende më të pasur, në pesë vitet e fundit të gjithë të tjerët janë duke u varfëruar edhe më tej. Këto janë rezultatet e hulumtimit të lëvizjes majtiste “Solidariteti”.
Sipas tyre, ende më shqetësues është fakti që padrejtësia sociale dhe pabarazia në shpërndarjen e parave në Maqedoni janë më të mëdha se gjitha vendet evropiane duke i marrë parasysh edhe vendet e ish bashkimit Sovietik.
“Ky nuk është proces natyror por është një ndikim i qëllimshëm i qeverisë me politikat e saj fiskale dhe tatimore. Të hyrat e punëtorëve që i paguajnë shtetit këto vite është zvogëluar por barrën që e shkaktoi kjo në buxhet e plotësuan të papunët të cilët duhet të paguajnë për kartonët blu” thotë Artan Sadiku nga “Solidariteti”.
Që nga fillimi i krizës globale, varfëria në vend rritet ndërsa papunësia dy dekada nuk ka rënë nën nivelin e 30%. Nga kjo lëvizje gjithashtu theksojnë se ndihma sociale për të varfrit është ulur thuajse për 40 %, ndërsa vetëm 7% e të punësuarve i kanë ndjerë efektet e pagës minimale.
EDITOR
12 years ago
previous article
Zyrtare: Mario Gëtce te Bajerni
next article
Dialogu i feve në Doha
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago