Honorare me vlerë qindra – mijëra euro janë ndarë për projekt – idetë, skicat dhe përgaditjet e projekteve – skulptura për projektin “Shkupi “2014”.
Skulptorja Valentia Stefanovska, një emër pak i njohur në fushën e artit në Maqedoni ka përfituar mijëra euro si autore dhe projekt – ideatore e skulpturave.
Nga dokumentacioni i publikuar nga Ministria e Kulturës figuron se ajo për përpunimin e reliefit dhe projekt – dokumentacionit për realizimin e skulpturës “Porta e Maqedonisë” ka përfituar 303 mijë euro. Vlera totale për realizimin e këtij projekti ka shkuar në 5,2 milion euro. Por honoraret e larta për skulptorët kanë nxitur debate të shumta.
Autorja e njejtë edhe për përmendoren gjigante të “Aleksandrit të Madh” ka përfituar mijëra euro. Sipas të dhënave të publikuara, për këtë skulpturë gjigande si honorar ajo ka marrë 649 mijë euro. Por, Ministria e Kulturës ka theksuar se me këto para janë paguar edhe pagesa për punëtorët ndihmës të saj, harxhime tjera teknike, energji elektrike, materiale, dhe honorare tjera.
Këto honorare janë vlerësuar shumë të larta, në krahasim me honoraret në vende tjera, por edhe shumë e lartë, me të cilën mund të realizoheshin në tërësi disa përmendore. Siç mund të theksohet, skuptura e realizuar për Hasan Prishtinën, e vendosur nga komuna e Çair ka kushtuar 68 mijë euro, edhe ate donacion nga familja e Hasan Prishtinës. Ndërkohë, edhe përmendorja e Skenderbeut e vendosur në sheshin e Çarshisë së Vjetër ka pasur një kosto më shumë se 110 mijë euro. (INA)
EDITOR
12 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago