Xhamia historik Taskopru në qytetin bullgar Filibe, për një kohë të gjatë, shfrytëzohet si objekt hotelier, tavernë dhe restorant.

Pas reagimit të muslimanëve të këtij vendi, restoranti që shërben alkool ka lëvizur nga xhamia në oborrin e saj. Muslimanët përpiqen ta kthehejnë xhaminë, por “pronarët zyrtar” nga Kryemyftinia kërkojnë 600 mijë euro.

Historia e trishtuar e xhamisë Taskopru, në qytetin Filibe që ndodhet në juglindje të kryeqytetit bullgar, Sofje fillon nga tërmeti i vitit 1928. Minarja e xhamisë, e cila pasqyron arkitekturën e periudhës osmane të shekullit 16, u shkatërrua nga tërmeti 6,8 gradë që goditi zonën. Me qëllim të mbledhjes së fondeve për riparimin e minares është shitur një pjesë e tokës së xhamisë. Pasi që mjetet e mbledhura nuk qenë të mjaftueshme, riparimi nuk është kryer. Lëvizja e parë e regjimit të ri ishte konfiskimi i xhamisë, në kuadër të konfiskimit të pasurisë.

Kur komunistët u larguan nga pushteti, në vitin 1989 filloi riposedimi. Derisa Myftinia lokale priste kthimin e xhamisë Taskopru dhe pronën përreth xhamisë, ato, me vendim të gjykatës, i janë dhënë dy shtetasve bullgarë. Personat të cilët kanë marrë pronën, nga fillimi i viteve 90 xhaminë dhe tokën u kanë dhënë me qira personave të cilët kanë hapur objekte hoteliere “tavernën greke”, “restorant italian” dhe një kafene. Sot, në oborrin para xhamisë gjendet një restorant, ku shërbehen pije alkoolike.

Kryemuftiu Mustafa Alis Haci tha se nuk kanë zgjidhje tjetër, por të iniciojnë një procedurë ligjore. “Të shesësh alkool në një xhami, të shndërrosh një vend adhurimi në një restorant apo kafene është mëkat i madh”, tha kryemuftiu duke u përpjekur të tregoj ndjenjat e tij, të trishtimit, dhe të zemërimit./igj/