Telefoni i ri intelegjent nga Samsung, Galaxy S4, është ndër pajisjet Android më të pasura me specifika dhe tipare inovative. Shumë prej këtyre tipareve mund të mos zbulohen nga pronarët e ri të Galaxy S4 për shkak të shumëllojshmërisë së tyre dhe nganjëherë, vështirësisë së gjetjes së tyre. Këtu po ju sjellim një udhërrëfyes të shkurtër mbi 10 tiparet më të mira në Samsung Galaxy S4.
Air Gesture (Gjestikulacionet ajrore): Funksioni i kontrollimit të telefonit pa e prekur atë është njëri prej tipareve të reja në S4. Përmes këtij funksioni përdoruesit mund të përgjigjen në thirrje ose të lëshojnë ‘speakerphone’ vetëm duke lëvizur dorën. Ndërkohë me Quick Glance, lëvizja e dorës ju ndihmon të aktivizoni dritat në ekranin e pajisjes për të parë orën dhe lajmërimet e rëndësishme si për shembull mesazhet e reja.
Motion Control: Sa më shumë që telefonat intelegjentë bëhen pjesë e jetëve tona, aq më pak dëshirojmë të shpenzojmë kohë në ta për të kryer funksione të ndryshme. Përmes Motion Control vijnë disa funksione që e lehtësojnë punën në S4. Nëse e kthejmë telefonin me ekran drejt tavolinës, thirrja që po merrni pushon së ju penguari duke e aktivizuar opsionin ‘mute’. Ndërkohë, kur afroni telefonin pranë veshit tuaj, automatikisht aktivizohet thirrja ndaj personit në ekran.
S Voice Drive: Ndryshe njihet si kundërpërgjigja e Samsung ndaj Siri të Apple. Edhepse mund të mos jetë aq mbreslënës sa Siri, S Drive ka disa tipare që e vecojnë atë. Aplikacioni është krijuar vecanërisht për përdorim gjatë vozitjes. Në këtë rast, aplikacioni i zmadhon shkronjat dhe ju ndihmon me komanda të ndryshme, duke ua bërë përdoruesve të S4 më të lehtë përdorimin e pajisjes në veturë.
Wi-Fi Smart Mode: Përmes këtij tipari, ju nuk keni nevojë të brengoseni për lidhjen në rrjetet e afërta pa tela. Poashtu, nuk keni nevojë të shkycni wireless-in për të kursyer baterinë. Smart Mode detekton rrjetet e afërta dhe lidhet automatikisht me to duke ju kursyer kohën. Në disa raste, ky funksion lidhet me rrjete të ndryshme edhe nëse e keni ndalur lidhjen. Për të ndryshuar këtë opsion, ju duhet të vizitoni menynë ‘Settings’.
Smart Screen: Ky tipar për herë të parë është lansuar në Galaxy S3. Përmes Smart Screen, ekrani i pajisjej suaj fiket nëse sytë e tuaj nuk janë duke e shikuar në të. Në versionin e ri të Smart Screen për S4 vijnë edhe disa truke tjera të cilat përcjellin sytë tuaj. Smart Scroll lëviz faqen të cilin jeni duke lexuar në bazë të lëvizjeve të syve tuaj. Ndërsa, Smart Rotation lëviz ekranin në bazë të orientimit të syve tuaj.
Notification Panel: Paneli i lajmërimeve në S4 është një hap tjetër i risive në S4. Në këtë panel Samsung ka shtuar ikona të tipareve të rëndësishme si: Wi-Fi, Bluetooth, GPS, Airplane Mode, S Beam etj. Ajo cfarë e bën këtë panel edhe më të dallueshëm se ata të pajisjeve tjera Android është mundësia e ndryshimit të renditjes së këtyre ikonave në bazë të nevojave të përdoruesit.
Keyboard: Në Galaxy S4, tastiera përdor teknologjinë SwiftKey e cila mundëson predikimin më të saktë të fjalëve se tastierat e kaluara. Ndër të tjerash, tastiera e re ka edhe disa tipare tjera të vecanta. Njohja optike, shtypja e mikrofonit për të aktivizuar dorëshkrimin janë disa nga to. Kjo tastierë është po aq e saktë sa ajo e Note 2 edhepse nuk përdor stilolapsin Stylus.
Multiwindow: Për shkak të madhësisë së ekranit prej 5 incave, ndarja e tij për të hapur dy dritare duket e përshtatshme. Përmes tiparit Multiview, ju mund të përdorni dy aplikacione në të njejtën kohë. Megjithatë, tipari funksionon vetëm me disa aplikacione.
Optical Reader: Ky është njëri prej aplikacioneve më të mira të integruara në Galaxy S4. Lexuesi optik është në gjendje të dekodoj tekste të ndryshme nga një foto dhe më pas ta përkthej atë në anglisht dhe disa gjuhë të tjera. Aplikacioni gjithashtu njeh kartelat e biznesit dhe pasi i dekodon ato, automatikisht i fut të dhënat në listën e kontakteve në telefon. Megjithatë, aplikacioni mund të has në vështirësi gjatë leximit të teksteve nëse shkronjat nuk janë të pastërta.
S Translator: Ky aplikacion mund të mos ju hyj në punë përvecse nëse jetoni në një zonë ku pak njerëz kuptojnë gjuhën tuaj. Aplikacioni ju mundëson të flisni një fjali të plotë në anglisht dhe më pas ua përkthen atë në formë tekstuale. S translator mund ta përdorni edhe në email dhe në Optical Reader. /Indeksonline/