Njeriu më i moshuar në Arabinë Saudite, sheiku Awad bin Abdul Aziz bin Saifi Al Qarni, ndërroi jetë në moshën 120 vjeçare duke lënë pas vetes 447 pasardhës, mes tyre djalin 98-vjeçar, 23 fëmijë të tjerë dhe qindra nipër, mbesa, stërnipër e stërmbesa.
Ai nuk ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa ka vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Al Baddad. Ai ka qenë udhëheqës i fisit thuajse gjatë gjithë jetës.
Pas vetes ka lënë 24 djem dhe vajza që i ka pasur me gra të ndryshme. Djalin më të moshuar e ka 98 vjeç, ndërsa më të riun 22 vjeç. Nipi më i moshuar i tij është 65 vjeç.
Ai lindi në vitin 1893 dhe ka jetuar në tre shekuj të ndryshëm.
EDITOR
12 years ago
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago