PYETJA:Pyetja ime ka të bëjë me një ndeshje komunikacioni.Mua ma goditi njëri veturën me veturën e tij, dhe ma dëmtoi mjaft veturën.Sigurimi caktoi sa të ma paguaj, dhe unë u mora vesh me mjeshtrin që mos e ndreq, por t’i merr pjesët e mira, dhe ta hudh tjetrën, sepse ishte shumë e dëmtuar, ndërkaq me ato para, normalisht duke shtuar edhe pak të blej një tjetër.A është ky veprim i drejtë, se dikush më tha patjetër ta riparosh veturën, se parat i ke marrë për atë qëllim?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA:
Për çështjen e sigurimeve, janë zhvilluar polemika të mëdha në mes dijetarëve bashkëkohor islamë, porn e zgjidhje tjetër nuk kemi, prandaj jemi të detyruar të veprojmë ashtu sin a imponohet, dhe kjo pyetje nuk ka të bëjë me legjitimitetin e sigurimeve komerciale.
Për sa i përket pranimit të kompenzimit, ky është i lejuar të merret sepse pala tjetër të ka bërë dëm dhe këtë dëm duhet ta mbulojë.Mirëpo, në vlerësim duhet të jemi korrekt, pra të caktohet sa është realisht dëmi e jo të shkruhet ma tepër, sespe kjo nuk është e lejuar.
Problemi që e përmendët ju, ndoshta mund të jetë i pa kuptueshëm për shumë, për këtë edhe të thotë dikush se nuk bën të veprohet kështu.
Mjetet të cilat i ke marrë ti, janë kompenzim për dëmin që të është bërë, dhe këto janë parat tua, do të thotë ti manipulon me ato si të duash.Nëse ke llogari, mund ta ndreqish veturën, e nëse jo, atëherë mund me ato pare të blesh tjetër, apo të shtosh edhe pak dhe të blesh një tjetër veturë më të re apo më të mire.Nuk është kurrnji problem pse e ke lënë pa ndreq veturën me të cilën ke bërë ndeshje, sepse kjo ka të bëjë me vullnetin tend.Ti nëse don, mund të mos blesh fare veturë dhe këto para ti përdorish për nevoja tjera.Pra, nuk është patjetër të destinohen për riparimin e demit përkatës.Për këtë, fjalët që i ke dëgjuar, nuk janë të qëndrueshme sipas sheriatit.
Bile, nëse e ndreq, dhe mjeshtri ta ndreq ma lire se sa kushton realisht dhe sa ke mare ti mjete, në shenjë mirësie ndaj teje, ti e ke hallall ti përdorish mjetet tjera që të mbeten si të duash, e mos mendosh se pjesën e mbetur duhet ta kthesh.
Allahu e di më së miri.