1904 – 1999 Mustafa Ez-Zerka, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është një prej dijetarëve më të njohur të jurisprudencës islame në shekullin e kaluar.
U lind në Haleb të Sirisë në vitin 1904 dhe rrjedh nga një familje e njohur dijetarësh. Babai i tij, Ahmed Ez-Zerka ishte i njohur për dijen e tij e në veçanti dallohej për njohjen e thellë që e kishte në jurisprudencën e shkollës hanefite. Mustafa Ez-Zerka, Allahu xh.sh e mëshiroftë, po ashtu kishte një përkujdesje të veçantë në marrjen e dijës nga gjyshi i tij Muhamed Ez-Zerka që ishte një prej dijetarëve të njohur të Sirisë në kohën në të cilën jetoi.
Mustafa Ez-Zerka, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u edukua në një familje me traditë dijetarësh dhe prej aty mori edhe hapat e parë të mësimeve e në veçanti të atyre fetare, andaj edhe u shqua që në vegjëli për zgjuarsinë që kishte dhe me këtë dallohej nga bashkëmoshatarët e tij. Rreth kësaj i ndihmoj shumë marrja e dijës nga dijetarë të mëdhenj të Halebit aso kohe e po ashtu i ndihmonte edhe njohja në vegjëli e gjuhës Franceze.
Fillin e mësimeve e filloj në kurse të veçanta që ishin për mësimin e Kuranit pastaj filloj me mësimin e hadithit nga dijetari i njohur i asaj kohe Muhamed Bedrudin El-Husni ndërsa jurisprudencën hanefite e mësoje nga i ati i tij.
Që në moshë të re, shprehu dëshirën për tu marrë me tregti por gjyshi i tij ishte këmbëngulës që të vazhdonte shkollimin andaj edhe u regjistrua në shkollë fillore, pastaj vazhdojë studimet në fakultet ku në vitin 1933 diplomon nga dy fakultete në të njëjtën kohë. Diplomon në Juridik dhe Edukim dhe ishte i pari në Siri, pastaj në vitin 1947 nga Universiteti i Kajros diplomohet në Fakultetin e Sheriatit dhe ishte përsëri me notën mesatare më të lartë ndër të gjithë studentet e gjeneratës së tij.
Mustafa Ez-Zerka, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në moshë shumë të re fillon që të punojë si mësimdhënës në vend të babait të tij dhe po ashtu ishte ligjërues në Xhamin Emevite dhe atë Hajrije në Haleb. Nga ai dolën shumë student që ishin në moshë shumë më të madhe se ai. Ndërsa në vitin 1944 transferohet për të punuar në Damask, ku punojë si profesor në Fakultetin Juridik e pas themelimit të Fakultetit të Sheriatit në vitin 1954 fillon punën edhe aty, këtë punë e vazhdoi deri në pension nga fundi i viti 1966.
Punojë për dhjetë vite si avokat, pastaj me kërkesë të Ministrisë së Vakëfit të Kuvajtit emërtohet në krye të komisionit për përpilimin e Enciklopedisë së Jurisprudencës Islame. Në Kuvajt qëndroi për afro 5 vite dhe ishte përgjegjës për sqarimin e jurisprudencës islame të bazuar në 8 shkollat e njohura të jurisprudencës islame. Po ashtu, që nga themelimi i Ligës
Botërore Muslimane të Fikhut në Meke, ishte një prej anëtarëve të saj dhe shquhej për punën e tij.
Po ashtu punojë si mësimdhënës edhe në Institutin Botëror për Studime Arabe, pastaj punoj si mësimdhënës edhe në Fakultetin e Sheriatit pranë Universitetit të Jordanisë deri në vitin 1989.
Ishte njohës i gjuhës franceze, angleze dhe asaj gjermane e kjo e kishte bërë që së bashku me diapazonin e gjerë të njohurive që e kishte mbi bazat fetare, të ishte njëri ndër më të kërkuarit në simpoziumet që mbaheshin në atë kohë.
Mustafa Ez-Zerka, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte fitues i çmimit ndërkombëtar të Mbretit Fejsal për studime islame dhe kontribut në këtë fushë e në veçanti për librin e tij ‘’ Hyrje në teorinë e zotimit ( përkushtimit ) në jurisprudencën islame ‘’. Po ashtu ishte përgjegjës i komisionit për hartimin e ligjit mbi gjendjen civile në Siri. Po ashtu punojë edhe në Kompaninë Islame Financiare ‘’ Er-Raxhih ‘’ me qendër në Riad të Arabisë Saudite, ku kishte një rol kyç në hartimin e projekteve dhe sqarimin e formave të financimit islam.
Dallojë për atë se asnjëherë nuk jepte ndonjë mendim vetë në mënyrë gojore por të gjitha kërkonte të i regjistroheshin dhe të i shkruheshin në mënyrë që ti shmangej ndonjë trillimi eventual që mund të bëhej në adresë të tij, e po ashtu shquhej edhe për mos përkufizimin e tij brenda një shkolle të caktuar juridike islame por çdo herë mundohej të bënte bashkimin e tyre dhe nxjerrjen e dispozitave në bazë të këtij bashkimi. E në lidhje me përkufizimin brenda një shkolle të caktuar, ai thoshte: Kjo është të burguarit në një birucë brenda xhenetit të paskajshëm të Islamit.
Në vitin 1954 dhe 1961 ishte përzgjedh deputet i Halebin në parlamentin e Sirisë, duke marrë kështu udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Vakëfit.
Po ashtu është autorë i shumë librave të njohura dhe të çmuara në fushën e jurisprudencës islame.
Vdekja e tij erdhi në një kohë shumë të përafërt me vdekjen e disa dijetarëve të njohur të shekullit të kaluar siç ishin: Ibn Bazi, Ali Tantavit, pastaj Mena’ El-Katan, Allahu xh.sh i mëshiroftë që të gjithë.
Mustafa Ez-Zerka, vdiq me 3 Korrik të vitit 1999, vdekja e tij erdhi pas namazit të ikindisë derisa ishte ulur duke dhënë mendimin e tij rreth dispozitave islame.
Përgatiti: Artan Musliu