Gazeta “National Post”, shkruan se ardhja e Ivanovit nuk është mbuluar nga asnjë medie e shkruar dhe radio-vizive ndërkombëtare, në dallim nga vizita e kryeministrit Nikola Gruevski në vitin 2009, e cila ishte përcjellë me shumë bujë mediale.
Ishte, por s’e pa askush. Kështu komentojnë disa media kanadeze, lidhur me vizitën në Kanada të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Gazeta “National Post”, shkruan se ardhja e Ivanovit nuk është mbuluar nga asnjë medie e shkruar dhe radio-vizive ndërkombëtare, në dallim nga vizita e kryeministrit Nikola Gruevski në vitin 2009, e cila ishte përcjellë me shumë bujë mediale.
Gazeta shkruan se banketi në nder të presidentit Ivanov ishte bojkotuar nga kryeministrja e Katlin Vin, dhe se atje kishte shkuar vetëm kryetari i dy Dhomave të Parlamentit të Kanadasë.
“Le të jemi korrektë – kompetencat e Ivanovit janë kryesisht ceremoniale. Kryeministri i Maqedonisë ka fuqi politike, kurse presidenti ka rol të ngjashëm me guvernatorin e përgjithshëm të Kanadasë”, shkruan “National Post”, duke analizuar më tej dhe gjendjen politiko-ekonomike në Maqedoni.
“Pa dalje në det dhe në formë të veshkës, ky vend në Gadishullin Ballkanik, ishte njëherë baza e Aleksandrit të Madh. Sot, situata ekonomike në këtë vend është ndër më të këqijat në Evropën Jugore, ndonëse në dallim nga fqinji i saj agresiv, Greqia, ajo ka politikë të mençur monetare dhe fiskale, dhe i jep vendit mundësinë e perspektivës pozitive”, thuhet në artikullin e “National Post”. /lajm/
EDITOR
12 years ago
previous article
Gjenerali kroat: Luftërat ballanike i nisi Londra
next article
Kosova nuk fitoi absolutisht asgjë nga marrëveshja
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago