Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) akreditoi Programin i ri studimor për “Studime evropiane”, me diplomë të përbashkët me fakultetin e shkencave shoqërore pranë universitetit të Lubjanës.
Rektori i UEJL-së Zamir Dika tha se programi është konceptuar sipas standardeve më të larta evropiane dhe do të mundësojë procedim të kuadrit sipas çështjeve evropiane, me mundësi për punë në institucionet vendore dhe evropiane. “Vetëm një kuadër i ri dhe evropian mundet ta zbatojë vizionin evropian. Krijimi i programit të përbashkët mes dy universiteteve tona nënkupton nivel më të lartë të bashkëpunimit, ndërsa partneriteti mes vendit anëtar të BE-së dhe vendit aspirant për anëtarësim është shembull i mirë, të cilin duhet ta ndjekin edhe universitete të tjera” tha Dika.
Ndërsa zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Fatmir Besimi, tha se ky program do të mundësojë kushte për krijimin e gjeneratave evropiane. “Secili prej nesh mundet të japë kontributin e tij drejt procesit të euro-integrimit të vendit. Pa dilemë ky qëllim kërkon sinqeritet dhe përkushtueshmëri”, tha Besimi.
Euro-ambasadori Aivo Orav, tha se BE-ja e përkrah UEJL-në nga vetë fillimi i tij dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tij akademike. “Arsimi luan rol strategjik në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, duke pasur parasysh atë se ekonomitë tona janë fuqishëm të bazuara në diturinë dhe inovacionet. Përparimi i arsimit ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e punësimeve, e lehtëson inkluzionin social dhe e zvogëlon varfërinë”, tha Orav.
Sipas listës së Shangajit, universiteti i Lubjanës është ranguar mes 500 universiteteve më të mira në botë.
Programi i ri studimor “Studime Evropiane” për shkallë të parë deri-diplomike edhe për ciklin e dytë studime të magjistraturës të universitetit të Evropës juglindore do të kryhet në gjuhën angleze me profesorë nga të dy universitetet, ndërsa diploma do të jetë e pranuar ndërkombëtarisht me mundësi për punë në institucione vendore dhe ndërkombëtare./lajm/
EDITOR
12 years ago
previous article
Kosova nuk fitoi absolutisht asgjë nga marrëveshja
next article
Kompjuterë për çdo hajn!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
55 mins ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
57 mins ago