Të paktën 34 roje personale shoqëruan  kryeministrin Ber-isha në takimin e  pak ditëve më parë  me banorët e një zone në Ti-ranë, gjatë tureve të tij elektorale. Fotoja e realizuar nga  lart prej lexuesi që e shpërndau foton për mediat tregon  kryeministrin, pas mbarimit të  takimit elektoral, me të rinjtë  dhe banorët, ndërsa përurohej  kompleksi i rehabilituar i një-sisë bashkiake nr.4, në Tiranë,  datë 22 prill 2013. Për ta bërë më të qartë sigurinë përtej imagjinatës për  kryeministrin e vendit më të  varfër të Europës, çdo truproje është shënuar me nga  një numër, i cili përfundon me  shifrën 34, por që nuk do të  thotë se janë kaq, sepse përveç  këtyre janë edhe persona të  tjerë të pashënuar, që mbështesin sigurinë e ekzagjeruar për  shefin e qeverisë shqiptare. Për  tu sqaruar është se këta janë  vetëm truprojet që e shoqërojnë përgjatë aktiviteteve elektorale, ndërsa me dhjetra të  tjerë janë angazhuar në ruajtjen e banesës së tij në rrugën  “Mustafa Matohiti” në Tiranë, e  gjitha me postobllok prej tetë  vitesh, shoqërimin dhe ruajtjen  e familjarëve. Ligji për mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore  dhe që zbatohet nga Garda e  Republikës, parashikon se kreut  të qeverisë duhet t’i lihen 24  shoqërues, po aq sa presidenti apo 10 më shumë se numri 2 i piramidës shtetërore, që  është kreu i Kuvendit. Siguria  për ta, familjarët dhe banesat  e tyre i kushton buxhetit të  vendit çdo vit rreth 14 milionë dollarë dhe shumica e trupës  prej 100 punonjësish është vënë në dispozicion të ruajtjes së  kryeministrit. Blindimi i kryeministrit, bie  ndesh me deklarata e tij, se Shqipëria është vend i sigurtë, me  rend dhe siguri të garantuar  dhe nga ana tjetër është abuzim i pastër me paratë e taksapaguesve, sepse paga mesatare mujore dhe shpenzimet  për kryerjen e detyrës së një  shoqëruesi llogariten të shkojnë në rreth 1 milion lekë të  vjetra në muaj. Megjithatë fotoja që tregon kryeministrin e  blinduar në Tiranë është mjerane para pamjes që u demonstrua 15 muaj më parë gjatë  vizitës së kryeministrit Berisha  në Lezhë. Sipas dokumentit  të sigluar nga Garda e Republikës në janar 2012, ishin  ngarkuar për të ruajtur kryeministrin në Lezhë 109 gardistë dhe 19 makina të Gardës  e shoqëruan atë para, gjatë  dhe pas vizitës.
Rritja e sigurisë 
Në shtator 2005, Berisha  dhe aleatët e tij në qeverisje,  shkuan në këmbë drejt selisë  së qeverisë për të marrë në  dorë qeverisjen. Kjo ishte hera  e parë dhe e fundit që Beri-sha doli ashtu. Më pas siguria e tij u rrit gradualisht, për  tu shumëfishuar pas 4 vrasje-ve tragjike përpara zyrës së tij  në 21 janar 2011 nga Garda e  Republikës. Fillimisht u shtua një makinë e  eskortës, e pajisur me antenë  valëbllokuese të shërbimit celular. Në rrugën “Mustafa Matohiti” ku jeton prej vitit 2005  kryeministri dhe familjarët e tij  u shtuan rojet në të dy anët e  rrugës së bllokuar për kalimin  e makinave. Qeveria bleu me  urgjencë një makinë të blinduar  tip “Mercedes Benz” me vlerë  700 mijë dollarë për kryeministrin, ndërsa kryeministria u fortifikua. Jashtë sigurisë nuk u lanë  edhe studiot televizive, edhe pse  ishin pro qeverisë. Njësi speciale  antiminë me ekspertë dhe qen,  shkonin dhe kontrollonin imtësisht objektin, pa harruar ven-det e punës, koshat e mbeturinave, dhe sendet personale të  punonjësve të mediave. Ndër-sa jashtë më dhjetra forca të  Gardës së Republikës kontrollon-in pikat kyçe të vendit ku kryeministri bënte intervistën. Më pas  në skenë hyri jeleku që Berisha  nuk e heq edhe kur temperatura  është mbi 38 gradë. Ekspertë të sigurisë kanë  spekuluar se poshtë jelekut të  zakonshëm që mban një burrë  afër të 70-ave, është një jelek  antiplumb, që ia veshin për  efekte sigurie dhe që krijon  shformime në pjesën e për-parme të trupit, që nuk e bën  këmisha.
Detaje: Kryeministri turk, vetëm 25 truproje
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, konsiderohet një prej udhëheqësve  botërorë me më shumë truproje. Në një foto të botuar  në shtypin turk, tregohen 25  truproje sigurojnë nga afër  një takim të kryeministrit turk.  Thuhet se ai u ka shpëtuar di- sa atentateve të organizuar  nga kundërshtarët politikë  dhe prej dekadash në vend ka  patur dhunë me separatistët e  Kurdistanit që kërkojnë ndarjen nga Turqia. Por kryeministri “vëlla” i Berishës do të  mërzitej po të merrte vesh se  homologu i vendit me 3.2 milionë banorë që pret prej 20  vitesh ndihmën e Turqisë, ka  më shumë truproje se ai.
Foto me trupërojat e Berishës:

Foto me trupërojat e kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan: