Njëri ndër kanalet më të njohura të lajmeve Euronews ka realizuar një reportazhë për Shkupin, duke emërtuar atë me titullin “E ardhmja qëndron në të kaluarën” duke e vlerësuar kështu projektin grandioz “Shkupi 2014”.
Reporteri i tyre mbase mbetet i painformuar kur cek se Shqiptarët në këtë shtet e përbëjnë një të katërtën apo çerekun e popullatës. Ai përmend Çarshinë e Shkupit si shtëpi të shqiptarëve.
“Pamja e re e Shkupit, me 80 përmendoret e vendosura, nuk lë askënd indiferent, edhe pse jo gjithkush pajtohet me këtë stil dhe arkitekturën e re neo-klasike” shkruan Euronews.
Në këtë tekst, flet arkitekti Vangel Bozhinovski, autor i shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup.
“Nëse e keni prejardhjen nga paraardhës të mëdhej dhe nuk i kristalizoni ata në realitet atëherë bëni vepra të dëmshme jo vetëm për ata por edhe për të ardhmen” thotë ai duke sqaruar se baroku në Maqedoni është dëmtuar dhe zhdukur në fund të shekullit 17, ndërsa kjo që bëhet tani është një përpjekje për ta ringjallur Shkupin i cili ka qenë qyteti i parë me barok në Perandorinë Osmane.
Në reportazhë përmendet dhe se do të ndërtohet edhe një përmendore tjetër për Nënën Terezë nga miliarderi Subrata Roy. Gjithashtu reporteri flet për tërmetin shkatërrues që e goditi Shkupin në vitin 1963 si dhe për Kalanë në Shkup. /Portalb/
EDITOR
12 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
7 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
7 hours ago