Për vitin e ri akademik 2013/2014, maturantëve u janë shtuar edhe tre drejtime, mundësi shtesë për të studiuar në Universitetin e Evropës Juglindore ‘Max van der Stoel’.
Fakulteti i shkencave teknologjike bashkëkohore i UEJL-së, ofron tre programe studimore të reja.
‘Nga muaji shtator në kuadër të fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore të UEJL-së do të ofrohen edhe tre programe studimore të integruara.
Bëhet fjalë për menaxhmentin bankar bashkëkohor, menaxhmentin bashkëkohor të ndërmarrjeve dhe informatika e aplikuar për kompanitë e teknologjisë e informative’ thotë qendra për marrëdhënie me opinion në UEJL.
UEJL, gjithashtu ka shpallur edhe Konkursin për regjistrim në vitin e ardhshëm akademik 2013/2014.
Universiteti gjithashtu ka shpallur edhe rezultatet preliminare për bursa studimi, konkurs ky i shpallur më herët, informacionet mund ti merrni në ueb faqen zyrtare të Universitetit./Portalb