Burime të sigurta të portalit Almakos informojnë se tashmë kanë nisur konsultimet intensive midis intelektualëve, kryesisht profesor universitar, pjesëtar të instituteve shkencore në Maqedoni, njohës të rrethanave në vend, njerëz të artit, pedagog etj. Ky koordinim i intelektualëve shqiptar që mbështetet fuqishëm edhe nga diaspora shqiptare tashmë janë në konsultimet e fundit për të themeluar një parti të re politike shqiptare, e cila do të koncentrohej kryesisht në komunat me shumicë shqiptare. Nuk përjashtohet as mundësia e inkuadrimit të zyrtarëve shqiptar të cilët, sic raportojnë burimet tona, janë të irrituar nga përbuzja dhe improvizimi që iu bëhet në vendet e tyre të punës.
Kjo parti synon që kryesisht ekstraktin e saj ta bazojë në fuqinë e mendimit intelektual, ndryshe nga praktikat e deritanishme kur partitë shqiptare kryesisht forcën e tyre e matnin me muskujt që do të mbronin kutitë e votimit ne shtetin që aspiron rrugën euroatlantike, përmes metodave demokratike!
Portali Almakos posedon edhe listën e emrave të nismëtarëve të kësaj partie të re, por një gjë të tillë do ta bëjë publike në kohën e duhur, sikundërse do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me themelimin e një force të re politike shqiptare në Maqedoni./Almakos