Wizz Air ka vendosur prej sot linjën e rregullt ajrore Shkup – Stokholm.
Bëhet fjalë për linjën e re direkte nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup deri në aeroportin “Skavstva” në Stokholm, Mbretëria e Suedisë.
Linja do të funksionojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte.
Vendosja e aviolinjës, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, është në kuadër të projektit për ndarje të mbështetjes financiare për nxitje dhe zhvillim të qarkullimit ajror në vend, të cilin e realizon Qeveria e Maqedonisë.
Qeveria e Maqedonisë filloi vitin e kaluarme realizimin e projektit për ndarje të mbështetjes financiare për nxitje dhe zhvillim të qarkullimit ajror, për shkak të zhvillimit më të shpejtë të aviacionit civil dhe formimit të çmimeve më konkurrente dhe më të kapshme në trafikun ajror, respektivisht fluturimeve më të kapshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë të një numri më të madh të destinimeve nga Shkupi.
EDITOR
12 years ago
previous article
Dita botërore e lirisë së mediave
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago