Juventusi është kampion i Italisë 2012-2013, duke u kurorëzuar “mbret” i Serisë A për të dytin sezon me radhë.
Skuadra e Kontes siguroi matematikisht titullin e 29-të në historinë e vet falë suksesit 1-0 në shtëpi kundër Palermos, duke regjistruar fitoren e 26-të në 35 ndeshje të luajtura deri tani.
Në “Juventus Stadium” Arturo Vidal me penallti shënoi golin e suksesit në minutën e 59-të, që e çon “Zonjën e Vjetër” në +14 nga Napoli (do presë Interin në darkë), kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund.
Pas gëzimit në fushë dhe në shkallët e stadiumit, festa bardhezi do vazhdojë në mbrëmje me autobusin e hapur dhe lojtarët që do të përshëndesin tifozët në rrugët e qytetit.
Mbetet në telashe, ndërkaq, Palermo. Siçilianët e shohin sërish veten në zonën e rënies nga Seria A, kjo edhe falë fitores 4-1 të Xhenoas ndaj Peskarës.
Sukses i artë për Milanin në misionin Champions. Kuqezinjve u mjaftoi një gol i Balotelit gjashtë minuta nga fundi për të mposhtur 1-0 Torinon në “San Siro”, duke siguruar tri pikë të çmuara që e lënë Fiorentinën -4 në vend të katërt.
Fitore me aromë evropiane kanë shënuar edhe Udineze e Lacio. Friulianët mposhtën 3-1 Sampdorian në drekë, kurse lacialët “u tallën” me Bolonjën duke triumfuar në shifrat 6-0. Autor i pesë golave, Miroslav Klose ishte protagonisti absolut i këtij suksesi për kryeqytetasit.
Në ndeshjet e tjera, Parma mundi 2-0 Atalantën, kurse tripleta e Bergesios i dha Katanias suksesin 3-0 ndaj Sienës që vetëm matematika e mban ende në Serinë A./Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Erdogani e publikon identitetin e shtetit Islam
next article
Në kullën e Jasharajve
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago