“Qeveria e Republikës Arabe të Sirisë konfirmon se ky sulm hap portat për çdo mundësi, veçanërisht pasi nuk lë asnjë dyshim lidhur me realitetin që çon drejt një lufte kundër Sirisë”, deklaroi ministri i Informacionit, Umran al-Zuhbi.
Nga ana tjetër, Siria ka dislokuar bateri raketash drejt Izraelit, njoftuan burime nga autoritetet e larta siriane, të cituara nga televizioni iranian ”Almayadin”, mbështetës i hezbollahëve dhe që transmeton nga Bejruti.
Sipas të njëjtave burime, Siria ka ndërmend furnizimin e rezistencës libaneze me armatime të çdo lloji.