Fëmijët japonezë, i pastrojnë vetë shkollat çdo ditë çerek ore, bashkë me mësuesit e tij. Kjo ka bërë që ata të jenë modestë dhe të fiksuar pas pastërtisë.
Qytetarët japonezë që mbajnë qen në shtëpi, gjithmonë, kur dalin me kafshët e tyre, me vete mbajnë dhe një çantë me mjete për pastrimin e mbetjeve të qenit. Pastërtia është morali kryesor i japonezëve.
Punonjësi i pastërtisë në Japoni thirret si inxhinier shëndeti dhe merr rrogë nga 5000 deri në 8000 dollarë amerikanë. Punonjës të tillë, u nënshtrohen testeve të ndryshme para se të merren në punë.
Japonia nuk ka burime natyrore dhe përballet me qindra tërmete çdo vit, megjithatë ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Qyteti Hiroshima i është kthyer lulëzimit ekonomik siç ishte para se të bjerë bomba atomike vetëm brenda dhjetë vitesh.
Në Japoni, është e ndaluar përdorimi i telefonave celularë në trena, restorante dhe vende të tjera të mbyllura. Komanda që i heq zilen celularëve shprehet me fjalën “Mirësjellje”.
Në Japoni, jepet mësim lënda “Rruga drejt moraleve” që nga klasa e parë fillore gjer në klasën e gjashtë, ku nxënësit mësojnë bazat e komunikimit me njerëzit.
Japonezët, edhe pse janë më të pasurit në botë, nuk mbajnë shërbëtorë. Prindërit janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët.
Nga klasa e parë fillore deri në klasën e tretë nëntëvjeçare, nuk ka mbetje në klasë, sepse qëllimi është edukimi dhe kultivimi i koncepteve, ndërtimi i personalitetit dhe jo memorizimi i ca mësimeve.
Nëse shkon në një restorant ku vetë shërbehet, do të vëresh se secili merr sipas nevojës dhe nuk lë ushqim në pjatën e tij pasi përfundon. Shpërdorimi është inekzistent.
Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni, është vetëm shtatë sekonda në vit. Japonezët janë popull që e dinë vlerën e kohës dhe nuk humbasin qoftë dhe një sekondë.
Nxënësit e shkollave, marrin me vete furçat e dhëmbëve pasi i lajnë dhëmbët menjëherë pas çdo vakti në shkollë. Kështu, ata mësojnë kujdesin për dhëmbët që në moshë të hershme.
Drejtori i shkollës, ha nga ushqimi i përgatitur për nxënësit gjysmë ore para se tu servilet nxënësve dhe kjo që të sigurohet se është gatuar mirë dhe është i shëndetshëm. Nxënësit e tij janë e ardhmja e Japonisë. /ardhmeriaonline/