Dijetari me famë botërore, Dr. Jusuf el-Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, të mërkurën në mbrëmje arriti në Rripin e Gazës, në krye të një delegacioni nga dijetarët e Unionit, në një vizitë dy-ditore.
Në një pritje të ngrohtë vëllazërore nga vet kryeministri Ismail Henijeh dhe i gjithë populli palestinez, Dr. Jusuf el-Kardavi u shpreh se “kam ardhur që të mbështes qëndrueshmërinë e vëllezërve të mi palestinez dhe të jem afër familjeve dhe fëmijëve të heronjve të cilët e kundërshtuan okupimin sionist”.
Dijetari Jusuf el-Kardavi foli mbi qëllimin e ardhjes së tij në Gaza dhe tha: “Erdha këtu për ta rinovuar besëlidhjen për të punuar në Çlirimin e Palestinës”, dhe u bëri thirrje palestinezëve, arabëve dhe muslimanëve në përgjithësi “që të punojmë së bashku për përmbysjen e Izraelit”.
Ai pastaj shtoi: “Ne të gjithë jemi duke punuar për Palestinën dhe për çlirimin dhe unitetin e Palestinës, dhe ne zotohemi se do të punojmë edhe më tej për të çliruar çdo pëllëmbë e cila i takon Palestinës”, për të vazhduar fjalimin e tij duke thënë: “Ne të gjithë jemi të gatshëm për të vdekur, që të jetojë Palestina”. Dr. Kardavi, po ashtu, tha se nuk është futur në Gaza me lejen izraelite, por është futur si fitimtar dhe çlirues, dhe se shpreson që kjo vizitë të shërbejë si nisje e re për ta çliruar dhe fituar Palestinën, dhe për ta konfirmuar humbjen e okupatorit.
Gjatë këtij takimi, fjalën e mori edhe kryeministri i Palestinës, Ismail Henije, i cili tha se dijetari Jusuf el Kardavi është dijetari i Kudsit dhe xhihadit në tokat e Palestinës dhe dijetar i Pranverës Arabe.
Përndryshe, programi i paraparë filloi nga pritja zyrtare e cila u bë nga Kryeministri Henije në pikë kalimin Refah, ku edhe u organizua një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë Dr. Jusuf el-Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë dhe Ismail Henije, kryeministër i Palestinës. Më pastaj delegacioni i udhëhequr nga Shejh Kardavi u takua me anëtarët tjerë të qeverisë që kishin dalë në pritje.
Gjatë këtij qëndrimi në Gaza, është planifikuar që delegacioni të vizitojë shtëpinë e shehidit Ahmed Jasin dhe të merr pjesë në Konferencën për Çlirimin e Aksasë dhe lirimin e të burgosurve. Gjithashtu, anëtarët e delegacionit do të kenë një takim edhe me familjet e të burgosurve dhe të shehidëve, për të vazhduar pastaj me një manifestim madhështor në stadiumin Jermuk.
Delegacioni do të bëjë një shëtitje edhe në Rripin e Gazës, për të vëzhguar vendet e shkatërruara nga agresori izraelit në betejën Furkan dhe Hixharet e-Sexhil.
Ditën e xhuma dijetari Jusuf el-Kardavi do të mbajë hutben e xhumasë në xhaminë “El-Umeri”, kurse anëtarët tjerë të delegacionit do të realizojnë hytbet e xhumasë në xhamitë tjera të Rripit të Gazës. Delegacioni do ta përfundojë vizitën pas namazit të xhumasë, duke realizuar një takim te Këshilli Legjislativ Palestinez në Gaza.
Kjo vizitë po realizohet për ta mbështetur qëndresën e popullit palestinez që jeton në Rripin e Gazës dhe për tu solidarizuar me familjet e shehidëve dhe të burgosurve palestinez, të cilët sakrifikuan çdo gjë dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për çlirimin e Palestinës nga okupatori izraelit, si dhe për ta mbështetur heroizmin e tyre.
Vizita u realizua me ftesë të kryeministrit palestinez në Rripin e Gazës, z. Ismail Hanije, në koordinim me Ministrinë për Çështje Fetare.
Në delegacionin e kësaj vizite janë përfshirë dijetarë nga 14 vende: Egjipti, Katari, Arabia Saudite, Siria, Palestina, Jordania, Libia, Tunizia, Maroku, Pakistani, India, Shri Lanka, Australia dhe Britania.
Pjesë e delegacionit janë:
- Dr. Jusuf el-Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë
- z. Jusuf Kasim Dervish
- Muhamed Ismail Amadi, ambasadori i Katarit në Gaza
- Dr. Muhamed el-Hamadi
- Dr. Muhamed Jusuf el-Jardavi
- Dr. Muhamed Salim el-Jafai
- Shejh Muhamed Tajis Xhemili
- Salah Ahmed el-Hamadi
- Abdullah Jusuf Dervish
- Ali Hasan Ismail el-Amadi
- Dr. Halid el-Axhimi – Arabia Saudite
- Dr. Abdulvehab Nur Veli – Arabia Saudite
- Dr. Halid Hasan Handavi – Siria
- Muhamed Talib Abdurahman el-Kavasmi – Palestinë
- Ahmed Teufik – Jordani
- Abduselam Besjuni – Egjipt
- Isam hilmi Muhamed Telime – Egjipt
- Ahmed Muhamedi el-Magauri – Egjipt
- Midhat Azuni – Egjipt
- Meshir Abdurahman Sevar Dheheb – Sudan
- Muhamed Uthman Abdullah – Sudan
- Dr.Abdulmexhid Nexhar – Tunis
- Dr. Venis el-Mebruk – Libia
- Dr. Muhtar el- Humer – Maroko
- Meulaja reshid Umeri Ulvi – Maroko
- Dr. Abdulgafar Aziz – Pakistan
- Dr. Ibrahim Malibari – Indi
- Salim Shejhi – Britani
- Abdullah Salim Shejhi – Britani
- Dr. Izudin ebu Serdane – Australi
Nga zyra e Dr. Jusuf el-Kardavit marrin pjesë:
- Ahmed Muhamedi Ahmed Muteveli Hadar – Egjipt
- Hasan Feuzi Seidi, Drejtor i Zyres
- Abduselam Kandil – Egjipt
- Muhamed Mursi Muhamed Mursi – Egjipt
- Sulejman Abdul Fetah Sekremi
- Ismail Ibrahim Muteveli el-Aud
- Ahmed Rida Abdurahman Hashim
- Abdullah Sulejman Abdulfetah