Brenda çdo viti në Maqedoni ndodhin me dhjetëra vetëvrasje. Fatmirësisht, numri i peronave që kanë vrarë veten, në këto vitet e fundit ka shënuar rënie. Kështu, sipas Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, nga viti 2009 deri në gjysmën e dytë të vitit 2011 është shënuar një rëne graduale, por mjaft shpresëdhënëse. Sepse, në vitin 209, sipas të dhënave të ESHS, ka patur 167 vetëvrasje, 125 prej të cilave janë kryer nga meshkujt dhe 42 nga femrat. Një vit më vonë, në vitin 2010, janë regjistruar gjithsej 161, të tilla, prej të cilave 116 janë kryer nga meshkujt dhe 45 nga femrat. Ndërsa rënie më drastike është shënuar në vitin 2011, kur janë shënuar gjithsej 122 vetëvrasje, prej të cilave, 87 janë kryer nga meshkujt dhe 35 nga femrat.
Por të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, bien ndesh me “trendin” në botë, ku numri i vetëvrasjeve shënon një rritje evidente. Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në pah faktin që në të gjithë botën afro 1 milion njerëz në vit, ia marrin jetën vetes që do të thotë se në çdo 40 minuta në botë ndodh një vetëvrasje. Në pozitat më të larta të listës për nga numri i vetëvrasjes në Evropë qëndrojnë: Finlanda, Ukraina, Sllovenia, Kroacia dhe Sebia.
Në Serbi, sipas statistikave vetëm tinejxher brenda një viti vetëvriten rreth 90. Në Kosovë, ndërkaq të dhënat nga viti 2000 deri më 2008, flasin për një numër prej 526 të vetëvrarësh, që i bie afërsisht 66 të vetëvrarë brenda një viti. Ky numër më i madh, ndërkaq është në Shqipëri, ku sipas statistikave, ky numër arrin në 200 brenda një viti.
Në Maqedoni, për dallim nga Serbia, ata që vendosin të vetëvriten janë më të shumtë të moshës madhore. Kështu përderisa në Serbi, mosha më e rrezikuar janë të rinjtë, në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri mosha më e prekur nga kjo dukuri është ajo midis 45 dhe 54 vjeç.
Njohësit e këtyre problematikave, por edhe statistikat dëshmojnë se numri më i madh i të vetëvrarëve janë të gjinisë mashkullore, por ata theksojnë faktin që vajzat tri herë më shumë tentojnë të vrasin veten, ndërsa djemtë tri herë më shumë ja arrijnë këtij qëllimi.
“Vetëvrasja paraqet komunikim të çrregulluar në momentet e vështira të jetës. Edhe pse trajtohet si akt personal, ajo përsëri lidhet me proceset sociale, pasi njeriu e ndien veten si të tjetërsuar nga mjedisi shoqëror, nga dëshirat, mundësitë dhe nevojat”, thekson për Portalb,
Sociologu Muhamet Borova,
Ai shton se vetëvrasja është problem social në kuptimin ekzistencial, sepse ka të bëjë me problemet e absurdit jetësor.
“Në kohët kur jeta zhvillohet me një dinamikë të paparë, individi mbyllet në botën vetanake, humb mundësitë për t’u ballafaquar me kontrollimin e emocioneve, dhe zgjidhjen e problemeve për shkak të mungesës së përkrahjes e kërkon në vetëvrasje”, thekson sociologu Muhamet Borova.
Ekspertët theksojnë se adoleshentët , më së tepërmi mundohen të vetëvriten në mënyrë impulsive, prandaj nuk është e lehtë të parashikohet akti i tillë. Më tej, ata shtojnë se megjithatë disa ndryshime të sjelljes dhe disponimit të tyre mund të na tërheqin vërejtjen për mundësinë e kryerjes së këtij veprimi dhe posaçërisht duhet vënë re nëse fëmija është i mërzitur, i tërhequr apo i heshtur, apo nëse është i tensionuar dhe nervoz,
“Ekzistojnë tre faktorë rreziqesh që mund të çojnë në aktin e vetëvrasjes. I pari ka të bëjë me humbjen e njeriut të dashur, prindërve ose partnerit, në grupin e dytë hyjnë çështjet filozofike, kuptimi i jetës etj., dhe në të tretin bën pjesë çfarëdo lloj keqtrajtimi (qoftë psikologjik apo seksual”, vlerësojnë ekspertët.
Ata kanë ardhur në përfundim që të rinjtë vetëm një orë para aktit të vetëvrasjes, as nuk e kanë çuar mendjen për kryerjen e këtij akti, ndërsa vetëm brenda një kohe të shkurtër “tërhiqet këmbëza” dhe ngjallet ndjenja për kryerjen e këtij akti.
EDITOR
12 years ago
previous article
Ministrat francez ikin nga konferenca, shkaku i Tarik Ramadan!
next article
Serbia “përvetëson” pasuritë natyrore të Kosovës
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago