“The Daily Telegraph”, një nga gazetat me tirazhin më të lartë të Anglisë, ka publikuar një shtojcë të veçantë për Turqinë me “Simbolet e Ekselencës Turke në Botë”.
Artikulli mban titullin “Simbolet e Ekselencës Turke në Botë” dhe u përcjell lexuesve markat, agjencitë dhe individët që e përfaqësojnë Turqinë në formën më të mirë.
Një vend të gjerë në këtë prezantim të gjithanshëm zë edhe media turke.
Në këtë pjesë të artikullit një vend të veçantë i kushtohet TRT-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Ibrahim Shahin.
Bashkë me zhvillimin e ekonomisë, imazhi i Turqisë në botë po ndryshon në kahun pozitiv, shkruan gazeta britanike dhe përcjell deklaratat e Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Ibrahim Shahin.
“Në të kaluarën Turqia kishte një imazh të keq në Evropë. Por me zhvillimin edhe të mundësive të komunikimit, njerëzit tani nuk mund të mashtrohen me klishe të tilla. Sot njerëzit në vend që t’u besojnë vetëm atyre që u përcillen dhe servilen, kanë mundësi që ti shikojnë të vërtetat me sytë e tyre dhe të marrin vendime me mendjen e tyre. Imazhi i Turqisë po ndryshon dhe përmirësohet me shpejtësi”, ka thënë Shahin cituar nga “The Daily Telegraph”.
Shahin cilësoi se TRT-ja ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në ndikimin në rritje të Turqisë në botë.
Shtojca nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve Turqi-Angli.
“The Daily Telegraph” thekson se Turqia është një ndër 4 vendet prioritare me të cilat Anglia synon të fuqizojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. /trt/
EDITOR
12 years ago
previous article
Ministrit i bie të fikët në konferencë për shtyp (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago