Në një ambient festiv, Barcelona ka festuar denjësisht titullin e 22-të kampion, duke përmbysur rezultatin në transfertën ndaj Atletico Madridit. Vendësit u kanë rezervuar kampionëve një pritje të denjë, duke i duartrokitur ata sapo kanë dalë në fushë. I pari që zhbllokon rezultatin është Radamel Falcao me nisjen e pjesës së dytë, por blaugranat marrin tri pikët në 15 minutat e fundit me Sanchezin e Villën, menjëherë pas daljes nga loja të Lionel Messit, për shkak të një dëmtimi muskulor. Argjentinasi nuk do të luajë më këtë sezon. Me suksesin në “Vinsente Kalderon”, katalanasit mund të vazhdojnë që të synojnë objektivin e radhës: të arrijnë 100 pikë.
Vendësit, që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League, luajnë një pjesë të parë shumë të gjallë. Ndër më aktivët është Falcao, që në fillim vë në provë portierin Pinto me një diagonale ngjitur me tokën në të 7-ën minutë dhe pastaj jep një asist për Koken, por ky i fundit gjuan lart (23’). Për blaugranat rasti më i rrezikshëm vjen nga Tello në fund të pjesës së parë, ku sulmuesi godet shtyllën e majtë të Kourtoisit.
Atletico e nis vrullshëm edhe pjesën e dytë, ndërsa Falcao i kalon të tijtë në avantazh. Kolumbiani gjuan një të djathtë të saktë, pas asistit të Gabit, që përfitoi nga një gabim i Pikes. Pas pak minutash, vendësit kanë mundësinë të dyfishojnë, por dyshja Turan–Gabi gabon. Në 20 minutat e fundit katalanasit luajnë me 10 lojtarë, sepse Lionel Messi detyrohet të dalë nga loja si pasojë e një dëmtimi muskulor. Trajneri Vilanova i kishte bërë më parë të tri zëvendësimet. Megjithatë, miqtë barazojnë falë një kombinimi perfekt mes Fabregasit e Sanchezit. Kileni arrin të futet mes tri kundërshtarëve dhe pastaj mund edhe Kourtoisin. 10 minuta nga fundi vjen edhe goli i dytë pas iniciativës së Tellos dhe një të majte të Villës, që e çon topin në rrjetë pas devijimit të Gabit. Pas triumfit, katalanasit u nisën për në Barcelonë, aty ku tifozeria blaugrana i pret për të vazhduar festimet për titullin e fituar. Ditën e sotme, ora 18:30, klubi ka parashikuar që të organizojë festimet me një paradë të ekipit në qytet.
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, është i lumtur me fitimin e titullit kampion. “Me nisjen e sezonit kishim synim që të krijonim një diferencë prej 15 pikësh, çka do të na jepte neve përparësi. Ia arritëm kësaj. Më pas, treguam se ishim të fortë mendërisht dhe nuk bëmë gabime. Reali bëri një fazë të dytë shumë të mirë dhe, nëse do t’i kishim marrë lehtësisht gjërat, kjo mund të na kushtonte. E vlerësoj shumë që ne e kemi marrë këtë titull kampion”, – tha spanjolli, i cili shtoi: “Nuk ka pikë dyshimi që ne jemi ekipi më i fortë në këtë kampionat. Messi? Doli nga loja pasi kishte shqetësime. Do të bëhet një kontroll nesër për të parë se çfarë ka konkretisht”, tha Tito Vilanova.
Në takimet e mëparshme të ditës, Rayo Vallecano humbi 0-4 me Valencian e Real Betis fitoi 1-0 me Celta Vigon, ndërsa ndeshja mes Malagës dhe Sevillas mbaroj në barazim pa gola.
Atlético 1 Barcelona 2 by acosart
EDITOR
12 years ago
previous article
Manchester United ngren titullin, lamtumirë Fergusonit (VIDEO)
next article
Si mushkonja rreth dritës….
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago