Si pjesë e fushatës informative “BE-ja nga afër”, eurombasadori Aivo Orav sot do ta vizitojë fshatin e Strumicës Murtinë. Autobusi udhëtues i BE-së në suaza të fushatës, e cila mbaron më 30 maj, do të vizitojë dhjetë fshatra në Maqedoni.
Më 15 maj euroambasadori Aivo Orav do ta vizitojë fshatin e Shkupit Kuçevishtë, ndërsa më 30 maj, ashtu siç kumtoi Delegacioni i BE-së, në Maqedoni, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do ta vizitojnë edhe Vevçanin.
Zëvendëskryetari i qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi do ta vizitojë fshatin Dobroshtë (Tearcë) së bashku me ambasadoren holandeze Mariet Shruman.
Është parashikuar vizitë edhe në Zelenikovë, Vatashë, Forino, Zajas, Miravci dhe Bukovo, të cilat do të vizitohen nga ambasadorët e Bullgarisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Hungarisë.
Banorët e fshatrave do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me BE-në, procesin e inkuadrimit drejt BE-së mundësitë për financim në suaza të programit IPA dhe programet e mbetura për ndihmë financiare të BE-së, përmes komunikimit direkt me anëtarët e ekipit të autobusit të BE-së.
Qëllimi i kësaj fushate informative, e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është të vendosë komunikim direkt me popullatën e mjediseve rurale dhe të ofrojë informata lidhur me Bashkimin Evropian.
EDITOR
12 years ago
previous article
Vetëm kosovarët s’mund të blejnë tokë në Maqedoni
next article
Mali Sharr, mundësi për shfrytëzimin e IPA-fondeve
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago