Diagnostikimi dhe kurimi i sëmundjeve të tyre mund të kërkojë vite të tëra studime mjekësore. Por, shumë kafshë në mes të cilave mund të përmendim fluturën, mizën apo bletët e dinë shumë mirë sesi të veprojnë në kurimin e sëmundjeve.
Doktor Tod Shlenke dhe kolegë të tij nga universiteti Emori në Amerikë para pak muajsh kanë publikuar një artikull të çuditshëm në revistën “Science”.
Mizat femra nuk preferojnë t’i lëshojnë vezët e tyre në një ambient me alkool kur ndodhen përreth bletët parazitare. Larvat të cilat dalin nga veza janë rezistente ndaj efektit toksik të alkoolit. Larvat ushqehen me bakteret apo kërpudhat e krijuara mbi frutat e prishura. Në eksperimente është parë se kur rritet niveli i alkoolit, larvave u janë injektuar bletë parazitare në trup dhe në këtë mënyrë kanë shpëtuar nga vdekja.
“Mizat e përdorura në eksperimente nuk kanë parë asnjëherë bletë parazitare” shprehet Shlenke duke theksuar se edhe të parët e tyre nuk janë përballur ndonjëherë me bletë të tilla.
Megjithatë ata i njohin menjëherë bletët parazitoide kur futen në një kafaz me to. Nuk mbeten vetëm me njohjen, ato arrijnë të bëjnë dallimin në mes bletëve femra dhe meshkuj. Mizat vendosën t’i lënë vezët e tyre në alkool kur në kafaz gjenden bletët femra, por kur në kafaz gjendeshin parazitarë meshkuj gjendja ndryshoi.
Kurimi i kërpudhave me rrëshirë
Studimi i doktor Mikael Simone-Finstrom nga Universiteti i Karolinës së Veriut dhe Profesor Marla Spivak nga Universiteti Minnesotas i publikuar në vitin 2012 ka treguar se veçoria anti-kërpudhë e bletëve mbledh një rrëshirë bimësh kur kërpudhat helmuese gjenden në koloni. Sipas këtij studimi bletët arrijnë të dallojnë kërpudhat helmuese nga ato të mira.
Studimi i realizuar në vitin 2009 nga profesor Elizabet Bernajs nga Universiteti Arizona kishte pasqyruar një ndryshim të çuditshëm tek krimbat e llojit Grammia incorrupta. Kur mizat parazitare lëshojnë vezët mbi trupin e tyre ato fillojnë të ushqehen me bimë që përmbajnë alkaloid dhe përmirësohen duke shpëtuar kështu nga parazitët. Ndryshimi i receptorëve të shijes në sistemin imunitar të krimbave mund të shtojë dëshirën e tyre për alkaloid.
Minjtë e llojit Neotoma fuscipes në Kaliforni kanë grisur me dhëmbë gjethe të ngjashme me gjethet e lirit kur vendoseshin në anë të folesë së tyre për të lëshuar më shumë aromë. Studimet gjithashtu tregojnë se lënda monoterpenlerin e gjendur në këto gjethe është toksike për pleshtin.
Në artikullin e botuar së fundmi në revistën “Science” nga profesor Mark Hunter në Universitetin e Michiganit thuhet se bimët janë akoma burimi më shpresëdhënës për ilaçet e së ardhmes dhe se me anë të tyre mund të gjendet ilaçi kurues i shumë sëmundjeve të pashërueshme.
EDITOR
12 years ago
previous article
Golf me top futbolli, ndodh te Reali (Video)
next article
Barcelona festë madhështore (Video)
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago