Në raportin e Agjencisë së OKB’së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) thuhet se ngrënia e insekteve mund të rrisë nivelin e ushqyeshmërisë dhe të zvogëlojë nivelin e ndotjes. Në raport madje sqarohet se, mbi dy miliardë njerëz në botë insektet që tani i kanë pjesë të “menysë’ së tyre të përditshme.
Mirëpo, raportuesit e OKB’së e pranojnë se “gërditja e konsumatorëve” edhe më tej paraqet pengesë të madhe në shumë vende perëndimore. Grenza dhe insektet e tjera të shumta momentalisht janë shumë pak prezente në ushqimin e njeriut dhe kafshëve, theksohet në raport.
Kultivimi i insekteve “është njëra prej mënyrave të shumta për arritjen e zgjidhjes së mungesës së ushqimit dhe të urisë”. “Insektet ndodhen kudo dhe shumohen shpejtë, ato shquhen me rritje dhe ushqim të shpejtë, si dhe me nivel të ulët të ndikimit në mjedisin e jetesës”, theksohet në raportin e OKB’së.
Autorët po ashtu nënvizojnë se, insektet kanë vlera të larta ushqyese, janë të pasura me proteina, yndyrëra dhe minerale. Ato janë “veçanërisht të rëndësishme si ushqim shtesë tek fëmijët që vuajnë nga paushqyeshmëria”. Gjithashtu, insektet “janë ekstremisht efikase” në shndërrimin e ushqimit në mish të ngrënshëm.
Për shembull, karkalecave u duhet 12 herë më pak ushqim sesa kafshëve shtëpiake për të prodhuar sasinë e njëjtë të proteinave”sqarohet në raport. Shumica qe insekteve prodhojnë më pak gazra që shkaktojnë efektin serë sesa kafshët. Emetimi i amoniaku – që lidhet me kultivimin e insekteve – është shumë më i ulët nga ai që lidhet me kafshët konvencionale, sikurse janë derrat për shembull. Insektet tradicionalisht ndodhen në pjatat e shumë njerëzve nëpër botë, megjithëse ngrënia e tyre ende paraqet një përvojë shokuese për shumë perëndimorë.
Për shkak të vlerës së madhe ushqyese, insektet madje janë pjesë edhe e menysë ditore të astronautëve gjatë programeve të gjata kozmike. Në raportin e OKB’së pohohet se, industria e ushqimit do të mund të ndihmonte në “ngritjen e statusit të insekteve”, përmes përfshirjes së tyre në recetat e reja dhe duke i shtuar ato në menytë e restoranteve të ndryshme. Madje, sqarohet edhe ajo se, në disa shtete insektet e caktuara konsiderohen si delikatesa në ushqim.
Për shembull, në Afrikën e Jugut disa lloje të vemjeve konsiderohen ushqim luksoz, dhe çmimi i tyre është tejet i lartë. Shumica e insekteve të ngrënshme mund të mblidhen nëpër male, thuhet tutje në raport, derisa apelohet për miratimin e rregulloreve më kualitative në këtë drejtim dhe për rritjen e nivelit të prodhimit të insekteve si ushqim. “Shfrytëzimi në masë të madhe i insekteve si përbërës ushqimor është teknikisht i realizueshëm. Kompani të shumta nëpër shumë pjesë të botës tashmë kanë hapur rrugë në këtë drejtim”, përfundohet në raport.
EDITOR
12 years ago
next article
“Dinjiteti” niset kundër UÇK-së!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago