E para që gjë që duhet të zbardhet tek kjo temë është se vet termi  ‘Islami politik’ është jo islam dhe definicioni që jepet për këtë term  është akuzë  prej fundamentalizmi antiislamiik që s’ka  të bëjë  gjë me fenë hyjnore Islame.  Në mënyrë absolute autorët që shkruajnë për këtë aspekt janë kryesisht jo fetar dhe jo mysliman dhe shpjegimet e tyre gjithnjë kane tone emocionale se sa qasje akademike.
Që të kuptohemi më qartë politika është veç një nga domenet e fesë Islame dhe nuk është e ndarë nga feja, sikur që feja si mësim hyjnorë s’ka lënë fushë njerëzore të pa orientuar me bazë hyjnore .
Pra s’ka ‘Islami politik’ i analizave të frikshme që lexojmë e dëgjojmë në medie por ka politikë si një fushë e Islamit e cila do shpëtonte universin dhe botës do i sillte paqen e proklamuar por të munguar që prej kohesh.
Politika si një domen i Islamit ka ekzistuar dhe i ka paraprirë organizimit të mirëfilltë të kësaj fushe . Ajo ka qenë pjesë e Islamit edhe atëherë kur s’kanë qenë të njohura konceptet e mirëfillta politike që njohim sot. Botërisht njihen vlerat e fesë Islame dhe kontributin e saj dhënë në këtë fushë.
Për me tepër ‘Kushtetua e Medinës’ e ndërtuar nga Pejgamberi Muhammed a.s. në bazë që udhëzimeve hyjnore njihet si kushtetuta e  parë e shkruar në botë.  Pavarësisht se e shkruar para 14 shekujve ajo është model për kushtetuat bashkëkohor sidomos për ato që sot njihen vende multietnike.
Medina atëkohë ishte shoqëri multietnike e bërë nga ‘muslimanët që kishin emigruar nga Meka, e të cilët quheshin muhaxhirë-emigrantë; muslimanët nga Medina, që quheshin ensarë-ndihmëtarë; hebrenjtë, të cilët ishin të ndarë në dy fise kryesore; si dhe disa grupe të vogla paganësh. Kjo strukturë njerëzish përveç që ndahej sipas fesë, ndahej edhe sipas prejardhjes etnike, si arabë, persë, çifutë, kurse edhe këto etni sërish ndaheshin në fise. Tërë kjo nënkupton se Medina ishte një vend me popullsi të shumëllojshme, por që shumica dërrmuese e tyre ishin muslimanë. E tërë kjo shumëllojshmëri do të reflektohet në momentin e nxjerrjes se Kushtetutës se këtij qytet-shteti.’[i]
Nga 52 nene sa kishte ky dokument 27 prej tyre rregullonin çështje të pakicës jo islame brenda shtetit islam të cilat të drejta ekskluzive si gëzonin më herët dhe as në shtetin amë. Ndër të parat gjëra që desha të theksoj është këtë gjë për shkak të komplekseve të kinse palës së tretë se si do trajtoheshin shoqëritë jo islame brenda ati sistemi politik Islam për të cilat zëra fundamentalistësh anti islam krijojnë mjegull dhe imazhe jo reale.
Tjetër është që forma e organizimit të sistemit islam nuk nënkupton rrënimin e infrastrukturës së tanishme politike dhe juridike por vetëm modifikimin dhe mbi të gjitha rritjen e përgjegjësish deri në nivele më të thella të ndërgjegjes për qeverise të ndershme dhe te barabartë për gjithë qytetarët dhe shtresat e shoqërisë .
Janë dhe sërë kompleksesh dhe imazhesh negative që nga shoqëria civile dhe analistët me agjendë përpiqen të ia prezantojnë asaj që ata e quajnë ‘islam politik’ ose politikës si domeni  islamit e që në realitet s’kanë të bëjnë.
Mbase rrethanat në vendin tonë s’janë të gatshme për ta konceptuar këtë domen të Islamit por diskriminimi politik dhe shoqëror dhe kufizimi i të lirive ekskluzivisht të fetarëve mbase do formësojë rrethana për të shikuar këtë opsion i cili mbase është më ideali nëse shoqëria jonë do punonte më shumë për të parë të vërtetën e saj , se sa të dhënit hapësirë dinakërisë së fundamentalistëve anti islamit që mjegullojnë këtë realitet përkohësisht.
Për me tepër paqja në kuptimin Islam që është provuar e dhe s’mund të pohohet se është koncept abstrakt, mund të bëhet diçka e kapshme për një shoqëri që sheh faktet dhe jo oshtimën e çirret e të obsesionuarve me fenë Islame.


  1. Kushtetuta Historike e Medinës, Abdullah Klinaku