Studentët që ndiqnin kursin e studimeve politike në Universitetin e Harvard-it, kanë marrë ndëshkime për kopjim në provimin final. Studentët u njoftuan për këtë fakt nga dekani përmes e-mail-it.
“Më shumë se gjysma e studentëve nën hetim u përjashtuan për një periudhë kohe, të tjerë po përballen me prova. Hetimi nisi kur një tutor njoftoi për përgjigje identike në një provim në kursin e politikës. Hetimi është zgjeruar duke përfshirë gjysmën e 279 studentëve të regjistruar në kurs”, tha komision i për krimet në Harvard.
Në e-mail-in dërguar anëtarëve të universitetit, dekani i Fakultetit të Arteve dhe Shkencave , Michael Smith, tha se çështja tanimë është zgjidhur. Disa prej të përfshirëve në skandal ishin edhe pjesëtarë të ekipit sportiv të Harvardit, dy basketbollistë, kapitenë ekipi, janë përjashtuar gjithashtu, ndërkohë që mund të jenë përfshirë edhe lojtarë nga futbolli, beisbolli, dhe Hokei në akull. Dekani shtoi se një komision i brendshëm do të vërë përpara këshilla se si të promovojmë ndershmërinë brenda institucionit. “Është koha për reflektim të përbashkët dhe veprim”, tha z. Smith.
EDITOR
12 years ago
previous article
Zgjedhje të parakohshme në vitin 2014!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago