Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë në vitin e ardhshëm dhe jo sivjet. Partia qeveritare VMRO – DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski ka shpërndarë urdhër nëpër të gjithë shtabet zgjedhore të kësaj partie që të përgatiten kësaj radhe vetëm për zgjedhje lokale, kurse vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale, shkruan “Vest”.
Politika e Gruyevskit, siç mëson “Zhurnal” është që të provojë edhe një herë besimin e qytetarëve ndaj partisë së tij në zgjedhjet lokale, duke mos pranuar që të marrë mbi vete rrezikun që të shkojë tani në zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.
Situata e krijuar pas dëbimit të deputetëve dhe gazetarëve nga Kuvendi i Maqedonisë ka dëmtuar imazhin e qeverisë edhe në sytë e diplomatëve të huaj dhe kjo shihet si kërcënim për të ardhmen politike të partisë së Gruevskit.
Deri në verifikimin e mandateve nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të vazhdojë presioni nëse do të marrë pjesë LSDM në këto zgjedhje lokale ose do të mbetet në qëndrimin e deritanishëm që të shkojë në bojkotim.