Liga Arabe ka dënuar vendimin e Izraelit për të mos e lejuar UNESCO-n të shkojë në Jerusalem.
Në deklaratën me shkrim të Ligës Arabe në lidhje me vendimin e Izraelit thuhej: “Dënojmë fuqimisht këtë qëndrim që shpërfill komunitetin ndërkombëtar dhe që ndalon vajtjen e delegacionit në Jerusalem. Izraeli për të fshehur rrezikun e kthimit të Jerusalemit në një vend të hebrenjve dhe për të vijuar punimet larg syve të botës ka marrë një vendim të tillë”.
Në deklaratë gjithashtu shkruhej se opinionit publik ndërkombëtar i bëhet thirrje për t’i bërë presion Izraelit që ti bindet vendimeve ndërkombëtare dhe të ushtrojë sanksione dënuese mbi të.
Ditën e hënë, Ministria e Jashtme Izraelite në një njoftim që i kishte dërguar UNESCO-s shkruante se kishte anuluar vizitën e organizatës në Jerusalem.
EDITOR
12 years ago
previous article
Fillon prej nesër vlerësimi ekstern i 200 mijë nxënësve
next article
Shaqiri nuk harroi me sexhde të falënderon Zotin
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago