Mbishkrimi se produktet e tij është i gatshëm t’i dhurojë falas për ata që nuk kanë të holla është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Njeriu për të cilin flet e tërë Bosnjë dhe Hercegovina quhet Jusuf Soli (38) nga Jelah, baba i tre fëmijëve të mitur.
“Shumë njerëz më pyesin pse unë u jap falas. Njerëzit qëndrojnë afër tezgës duke më shikuar me mosbesim. Nuk ka asgjë për t’u habitur këtu! Ai që jep, Allahu do t’i japë atij dhjetë apo një mijë herë më shumë. Allahu e di më së miri”, thotë Jusufi.
Ai thotë se gjithmonë i pyet klientët se a kanë para, si jetojnë, ndërsa pemët dhe perimet ua jep çdokujt që ka nevojë dhe që nuk është në gjendje të paguaj, transmeton Almakos.
“Edhe mua më ndihmojnë njerëzit. Ende pa i mbushur 17 pata shkuar në Rusi ku punova deri në vitin 2005. Me ndihmën e Allahut dhe me ndihmën e njerëzve të mirë jam gjendur mirë dhe kam fituar mjaft. Ndërsa tani është radha ime që t’i ndihmojë ata që kanë nevojë thotë Jusufi, i cili shton se dëshira e tij më e madhe është për të hapur një dyqan në të cilin mallrat do të shitet, por edhe do të ndaheshin falas për ata që nuk kanë para për t’i blerë./Almakos/